• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau burrin e dhunshëm sepse solli një vajzë tjetër në shtëpi, gruaja: Brenda 1 minute…

by A R
17/01/2021 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lule Doçi ka qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ku rrëfyeu historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo ngeli shtatzënë në një moshë mjaft të vogël, vetëm 16 vjeç e më pas u largua nga shtëpia për shkak të mentalitetit, pasi e lindi ajo e la tek shtëpia e fëmijës.

Jetoi me një burrë tjetër për një vit por nuk i eci siç duhej, e më pas njohu Vladimirin në kooperativë dhe u martua me të. Pasi e mori vesh Vladimiri historinë e saj me djalin, ai filloi të sillej keq, ta shante, ofendonte dhe shpesh herë e linte jashtë së bashku me fëmijët.

 Për shkak të depresionit ku ai e kishte futur dhe për faktin se solli një vajzë tjetër në shtëpi për t’u martuar, Lulja e vrau bashkëshortin dhe shprehet e penduar sepse në ato momente ajo nuk ishte vetvetja.

Ardit Gjebrea: Po jeta me Vladimirin si shkoi?

Lule Doçi: Si fillim mirë, por me kalimin e kohës më paragjykonte. I tregova për djalin sepse duhej patjetër t’ja tregoja. Ishim shumë të varfër, nuk kishim asnjë të ardhur, punonim në kooperativë vetëm për të siguruar bukën e gojës dhe si pasojë e varfërisë dhe si pasojë e këtij strumbullari që përfshinte jetën time, filloi të më vinte dorë, të më nënvlerësonte, më shante, më ofendonte në sy të komshinjve. Deri në momentin e fundit unë e kam dashur jashtëzakonisht shumë, e dinë fëmijët, e di opinioni, e dinë krejt, i jam gjendur gjithmonë pranë pavarësisht se asnjëherë nuk më ka buzëqeshur goja me të. Mbase u mblodhën të gjitha vuajtjet në një minutë dhe në depresion e sipër që nuk kam dashur kurrë arrita të bëj një vepër penale që jam…

Ardit Gjebrea: Dhe ti e vrave.

Lule Doçi: Po Ardit.

Ardit Gjebrea: Si ndodhi?

Lule Doçi: Momentet e fundit që kam folur me të kanë qenë, ti duhet të dalësh nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Pse?

Lule Toçi: Unë kam sjellë një nuse tjetër, do ta sjell këtu, ti merr kalamajtë dhe shko nga të duash.

Ardit Gjebrea: Çfarë nuse kishte gjetur ai?

Lule Toçi: Nuk e di, ka ardhur me një vajzë në shtëpi, më ka paralajmëruar disa herë më përpara, dil përndryshe do të të vras. Nuk di si të ta shpjegoj, por unë kisha dalë jashtë funksionit si njeri, nuk e komandoja më veten. Djalin e madh e kisha në Greqi, 3 fëmijët e tjerë i kisha në shtëpi. Ata thoshin mos u mërzit, jemi bashkë, edhe po të na nxjerrë jetojmë prapë bashkë, sepse na ka nxjerrë dhe jashtë në dimër dhe në verë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Me gjysmë shpirti kam dalë jashtë dhe kam lajmëruar policinë, ka ardhur fugoni i policisë më ka marrë, pastaj fëmijët ngelën rrugëve. Familja ime u shkatërrua plotësisht, jam munduar me çdo forcë e mundësi që të mbaj familjen sepse nuk kisha rrugë tjetër.

Ardit Gjebrea: Të kanë dënuar?

Lule Toçi: Po më ka dënuar Gjykata e Burrelit 10 vjet, kam arritur të bëj vetëm 4 vite dhe jam liruar në 21 Janar të vitit 2016.

Lule Doçi ka treguar se para se të ndodhte kjo ngjarje ajo ka arritur të kontaktojë me të birin që e kishte braktisur në shtëpinë e fëmijës. Prindërit e nuses së djalit e kishin gjetur atë. Ai ka shkuar i ka vizituar disa herë, por pas asaj ngjarje ku Lulja vrau burrin, ai i ndërpreu marrëdhëniet me të.

Next Post
Masat Anti-Covid / Ja si do të zhvillohet mësimi në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze

Kushi kërkon zbatimin e udhëzimit: Mësim me dritare të hapura, ose ajrosje 5-6 herë gjatë mësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“SPAK erdhi te dera e Qeverisë”, Rama për Ballukun: Në Parlament do mbajmë qëndrim! Në 16 mijë faqe kanë futur arkivin e Ministrisë

December 30, 2025
Pse korrupsioni, dhuna dhe padrejtësia nuk na tronditin më

Pse korrupsioni, dhuna dhe padrejtësia nuk na tronditin më

December 30, 2025
“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

December 30, 2025
“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

December 30, 2025
“Më shumë siguri në shkolla”, Rama për arsimin: Në vitin 2026 nis zbatimi i kurrikulave të reja

“Më shumë siguri në shkolla”, Rama për arsimin: Në vitin 2026 nis zbatimi i kurrikulave të reja

December 30, 2025
Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

December 30, 2025
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Lezhë, Policia jep detajet e para

December 30, 2025
“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

December 30, 2025
Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

December 30, 2025
Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com