Ka marrë fund kërkimi për autorin e vrasjes së Arben Hasës në Manzë. Policia njofton se i dyshuari Miran Tila është prangosur në një banesë të braktisur në zonën e Ishmit.
43-vjeçari mendohet se me 3 dhjetor ka vrarë Hasën me pesë plumba në makinën e tij. Viktima dhe autori janë raportuar më parë të kenë qenë edhe miq ndërkohë që hetimet nxorrën në pah faktin se Arben Hasa e kishte pushuar nga puna Miran Tilën.