Krimi ë familje mori një tjetër jetë ditën e djeshme teksa administratori i Kalasë së Dodës në Peshkopi, Kadri Visha u vra më sëpatë nga bashkëshortja e tij. Në rrëfimin e saj përparar hetuesve Agime Visha ka thënë se e ka vrarë të shoqin, pasi e tradhtonte.
Ajo tha se e kishte fshehur sëpatën poshtë krevatit dhe në momentin që ai flinte, e ka qëlluar në kokë.
“E vrava për xhelozi. Ai më tradhtonte. E kisha menduar vrasjen, ndaj e fsheva gjatë ditës sëpatën poshtë krevatit. Kur e zuri gjumi, u ngrita dhe e mori sëpatën që kisha fshehur dhe e qëllova atë në kokë”, ka rrëfyer para policisë 44-vjeçarja.









