Një tjetër pistë e cila mund të ndryshojë gjithë historinë e krimit në Glyka Nera po hetohet nga Policia greke.
Babis Anagnostopoulos mund të ketë qenë një trafikant droge i cili furnizonte kartelet. Piloti grek dyshohet se vrau gruan e tij, Caroline Crouch pasi kjo e fundit zbuloi për aktivitetin e tij.
Një prej dyshimeve bazohet tek pasuria dhe jeta e çiftit, Anagnostopoulos jetonte mes luksit, shtëpi 140 mijë paund, tokë 47 mijë paund dhe së fundmi pushime në Dubai.
Pavarësisht profesionit si pilot, Anagnostopoulos mund të ketë pasur një burim tjetër alternativ të ardhurash.
Këtë pistë e konfirmon edhe babai i Caroline Crouch, David i cili thotë se janë disa lidhje që e çojnë ish-dhëndrin e tij drejt bashkëpunimit me kartelet e drogës.
Ish- piloti është shprehur për mediat greke nga qelia e burgut se nuk asnjë të vërtetë në skenarët se mes tij dhe Caroline ka pasur një person të tjerë.
“Unë i mohoj kategorikisht skenarët se ka pasur një person të tretë në jetën tonë.Gjithçka më intereson tani është e mira e fëmijës tim. Unë e dua Lydian time dhe do të jem pranë saj përgjithmonë, në gjithçka që ajo ka nevojë për mua.Unë jam i interesuar vetëm për të mirën e fëmijës tim dhe do të bashkëpunoj plotësisht në këtë drejtim. Do t’i jap të gjitha përgjigjet për pasaktësitë dhe pyetjet” tha ai në “MEGA”.
Duke iu rikthyer edhe njëherë krimit, piloti tha se “Jam penduar për atë që kam bërë. E kam dashur shumë gruan time. Marrëdhënia jonë, përveç disa tensioneve, ishte një marrëdhënie krejtësisht normale” tha ai.
g.kosovari