I mituri, i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij pas një konflikt të çastit, në një lokal të fshatit Pirg, Maliq, me datë 14 gusht 2025, është lënë në burg.
Po kështu, në burg ka mbetur edhe i ati dhe xhaxhai i autorit të krimit, pasi dyshohet të kenë fshehur thikën me të cilën ndodhi e gjithë ngjarja.
I mituri, është shprehur në sallën e gjyqit se nuk ka dashur të kryente krim, e se është penduar për veprimin e tij.
“Jam penduar, nuk kam dashur të kryej vrasje”, tha 14-vjeçari para togave të zeza.
Mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.
Ditën e ngjarjes, më 14 gusht 2025, 14-vjeçari së bashku me një shok ka shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur. Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar. Pasi ka dalë nga makina, ai ka nisur të debatojë, ndërkohë që ka nxjerrë thikën.
14-vjeçari, në këto kushte, ka marrë një karrige nga oborri i lokalit për t’u vetëmbrojtur, duke e vendosur përpara trupit, por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori, në atë moment, e ka goditur me thikë. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.












Krisni bythen,me gjithe pendesen e tije,ai duhet te marrin,denimin maksimal,burge te perjeteshem.Shprehe pendesen,edhe duhet te marrin denim minimal,jo shoket e partise e keni gabim.A thiken,ja futi pa meshire,ne zemer djalit 14 vjecare, sot e kalbe toka,vrasesi te jete i lire,kurren e kurres ,zduhet te pranohet nji gje e tille.