Prokuroria e Fierit kërkon 35 vjet burgim për shtetasin Engjell Hodaj, i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese” për një ngjarje të ndodhur në dt. 28.02.2015 në fshatin Roms në Mallakastër, në të cilën ka mbetur i vdekur me armë zjarri shtetasi Eduart Zotaj dhe është plagosur rëndë Blerim Beqiraj.
Shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë një debat i momentit ndërmjet autorit dhe viktimës e të dëmtuarit, të cilët gjendeshin në një lokal të zonës.









