• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrau barbarisht gruan Caroline, nesër vendimi për Babis: Ja çfarë e tradhtoi pilotin me skenarin e grabitjes

by Java News
15/05/2022 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e nesërme Babis Anagnostopoulos do të njihet me dënimin që do t’i jepet për vrasjen e Caroline dhe vrasjen e qenit të tyre Roxy.

Për gati 10 orë piloti dha sqarime të enjten e kaluar për gjithçka që ndodhi natën e krimit, ku ai mbyti gruan e tij në sy të fëmijës. Ai foli për njohjen e tij me Caroline, marrëdhënien, sa shumë ishin të dashuruar, martesën e tyre, udhëtimet e tyre, fëmijën e tyre…

Anagnostopoulos shpalosi jetën e tyre moment për moment, duke këmbëngulur se nuk kishin asnjë problem, por Caroline shkruante të kundërtën e asaj çka deklaroi ai, në ditarin e saj. Se ata ziheshin shpesh, se ajo donte ta linte.

Gazeta “Patris” ju zbulon sot detaje të panjohura të hetimit që çoi në arrestimin e Babis Anagnostopoulos pas 37 ditësh nga koha e krimit.
Oficerët e policisë që kanë hyrë të parët në shtëpi pas telefonatës së Babis Anagnostopoulos konstatojnë se grabitësit e dyshuar kishin kryer një kontroll selektiv të shtëpisë. “Ishte një nga gjërat e para që na bëri përshtypje,” tha Konstantinos Hasiotis , ish-kreu i Departamentit të Vrasjeve, në prezantimin mbi hetimin e krimit.

Elementi i dytë që iu bëri atyre përshtypje nuk ishte nga viktima, por nga vetë piloti, pasi shenjat nga lidhja në duart e tij ishin të zbehta. Ai pretendoi se ishte i lidhur për një kohë të gjatë, por sipas gjetjeve të Haras Spiliopoulou, profesor i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Athinës, shenjat mezi dukeshin.

Babis Anagnostopoulos, sipas policisë, kishte hyrë që në fillim në kuadrin e të dyshuarve. Policia monitoroi në mënyrë diskrete lëvizjet e tij paralelisht me hetimet.
Autoritetet mblodhën materiale nga çdo kamera që ekzistonte jo vetëm në zonë, por edhe në bashkitë fqinje në një distancë prej 30 kilometrash nga shtëpia. Koha i ndihmoi pasi sipas dëshmisë së pilotit gjithçka ka ndodhur natën kështu që nuk ka pasur trafik dhe makinat kanë qenë dukshëm më pak.

Pasi u identifikuan makinat dhe drejtuesit e mjeteve dhe u konstatua se askush nuk kishte hyrë në shtëpi nga vendet ku kishte kamera. Pretendimi i pilotit për autorë të dyshuar gjeorgjianë u verifikua dhe u zbulua se ishin në sferën e fantazisë së pilotit.

Media greke raporton se edhe mënyra se si fliste në telefon kur lajmëroi Policinë ka bërë përshtypje te oficerët e vrasjeve. Gjëja e parë që i tha call center ishte se kishin hyrë grabitës… Sikur donte të bindte që në fillim për grabitjen. Një tjetër pikë kyçe ishte fakti se në telefonatë ai nuk tha se gruaja kishte vdekur. Ai tha të shkonte me ambulancë, por nuk shpjegoi pse.

GABIMI QË TRADHTOI PILOTIN
Babis Anagnostopoulos krijoi një skenë grabitjeje, por bëri një gabim tragjik… Ai nuk mendonte se celulari i tij po numëronte hapat. Piloti duhej të ishte i lidhur, por celulari i tij dukej se po lëvizte brenda në shtëpi. Numërimi mbrapsht për arrestimin e tij sapo kishte filluar. Të dhënat u bënë prova.

Policët e gjetën atë në Alonissos në varrin Caroline, ku po mbaheshin homazhe në nder të saj. “Eja me ne!” i thanë policët, dhe ai i ndoqi pa thënë as më të voglën fjalë. Nuk ka rezistuar, nuk ka bërë asnjë lëvizje për t’i shmangur.

Më pas policia e çoi me helikopter nga ishulli në katin e 11-të të GADA-s. Ai e dinte mirë se nuk mund të luante më teatër, dhe më pas rrëfeu se kishte vrarë gruan. E kishte mbytur!

Ai pranoi para gjykatës se; “Kur takova policët, e dija që herët a vonë ata do ta kuptonin”. Epilogu u shkrua dhe Babis Anagnostopoulos siç tha në faljen e tij u bë një nga njerëzit e urryer të viteve të fundit në Greqi. Për një vrasje që nuk i shkon mendja njeriut. Për fatkeqësinë që iu shkaktoi tre familjeve. Për një akt kriminal që ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe ka sjellë përmbysjen e plotë në jetën e vajzës së tyre, Lidias. Në një moment do t’i duhet t’i shpjegojë vajzës së tij pse e privoi nga nëna e saj. E atëherë Lydia do të jetë gjyqtarja më e madhe që do ta gjykojë ashpër Babis./m.j

Next Post
Do bashkëpunoni me Berishën për presidentin e ri? Rama: Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurit

Berisha firmosi live mocionin me debat për Ramën, në dokumentin që dorëzoi Rithemelimi e LSI në Kuvend mungon emri i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In