• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau babain, rrëfen nëna për ish-burrin: Fejzo ishte një person që sillej keq me djalin

by Java News
27/12/2017 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën e djeshme ku u la ne burg 28-vjeçari Selman Aliaj, i cili, të dielën që shkoi, vrau të atin me çekiç dhe trupin e hodhi në liqenin e Farkës është lexuar edhe dëshmia e nënës së të pandehurit, e cila ka thënë se në momentin e ngjarjes ka qenë në banesë dhe nuk ka dëgjuar asgjë.

Ajo ka thënë se djali ofendohej shpesh nga i ati dhe se kishin konflikte që kur u fejua pa dëshirën e tij. Këtë fakt e ka pohuar edhe i pandehuri, i cili do t’i nënshtrohet edhe një ekspertize mjekësorë psikike, për të përcaktuar shkallën e përgjegjshmërisë, para dhe pas krimit që tronditi kryeqytetin.

Dëshmia e nënës 

Para oficerëve të Policisë, ka dëshmuar edhe nëna e të pandehurit, ish-bashkëshortja e viktimës, shtetasja Sofie Sh. Ajo ka thënë para efektivëve të Policisë, se me Fejzo Aliajn ishte divorcuar, por jetonin në një banesë.

Nëna ka shpjeguar se në momentin kur ndodhi ngjarja ka qenë duke gatuar brenda në shtëpi dhe nuk ka dëgjuar gjë. Ajo ka treguar se Fejzo ishte një person, që sillej keq me të birin dhe konfliktet mes tyre ishin shtuar pas fejesës që ishte bërë vetëm me pëlqimin e tij.

“Selmani është fejuar me porosi të të atit, pa marrë pëlqimin e tij. Që nga ajo kohë, djali nuk ka qenë shumë mirë. Ai ka pasur konflikte me të atin si për fejesën, por edhe për gjëra të tjera. Në momentin kur ka ndodhur krimi, unë kam qenë brenda në banesë. Kam dalë që t’i thërras të dy për të ngrënë darkë, por nuk kam gjetur njeri në oborr. Kam tentuar t’i telefonoj, si Selmanin ashtu edhe Fejzon, por nuk më janë përgjigjur. Vetëm kur kam parë njollat e gjakut në oborr, kam njoftuar Policinë.

Fejzo ishte person i dhunshëm. Ai nuk sillej aspak mirë me Selmanin. Që kur u bë ajo fejesë, pa miratimin e tij, konfliktet nisën të ashpërsoheshin mes tyre”, ka thënë nëna e të pandehurit para oficerëve të Policisë.

Po kështu, prokurori i çështjes ka nisur të lexojë edhe dëshminë e të motrës së të pandehurit, por është ndërprerë nga gjyqtarja e seancës, e cila i ka thënë se provat mjaftonin dhe se mund ta dorëzonte procesverbalin e dëshmive pranë saj.

Në përfundim të leximit të dëshmive, avokati i të pandehurit, Fran Dashi, u shpreh dakord për masën e sigurimit dhe nuk shfaqi asnjë kundërshti për provat e paraqitura nga Prokuroria. Ai kërkoi vetëm kryerjen e një akt-ekspertimi mjeko-ligjor, për gjendjen psikike të të pandehurit, para dhe pas ngjarjes. Kjo kërkesë u pranua nga gjyqtarja e seancës.

ma.me

Next Post
“Qytetari dixhital” i Bashës një hap para atij të Berishës, zbulon “provën e re”…

Basha: Beteja për Kushtetutën, protesta deri në largimin e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In