Sulmi vdekjeprurës me shigjeta në Norvegji, i cili la pesë persona të vdekur, dyshohet se ishte akt terrorist, tha shërbimi i sigurisë i Norvegjisë (PST).
Megjithatë motivi ende nuk është përcaktuar.
I dyshuari, një shtetas danez 37-vjeç i quajtur Espen Andersen Brathen, ishte konvertuar në Islam dhe ka dyshime se ai ishte radikalizuar.
Ai akuzohet për vrasjen e katër grave dhe një burri të mërkurën mbrëma në qytetin jugor të Kongsberg.
Banorët janë tronditur thellë nga dhuna, ndërsa viktimat ishin të gjithë të moshës 50-70 vjeç./m.j












