• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau 2 vëllezër në 1997-ën, prangoset në Londër pas 20 vitesh 45-vjeçari

by A R
01/05/2017 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia londineze ka arrestuar një shqiptar, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje të dyfishtë dhe plagosjen e një tjetër personi në vitin 1997.

Skuadra e Ekstradimeve në Scotland Yard, pas një kërkese nga Policia Shqiptare arrestoi Martin Kazën, 45 – vjeç, i cili fshihej në Londër.

Martin Kaza është dënuar në mungesë me 22 vite burg nga Gjykata e Rrethit Kurbin, për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini më 7 Mars 1997, në qytetin e Laçit.

Personi i tretë, Besnik Legisi, që ishte nën shoqërinë e dy vëllezërve, mbeti i plagosur.

Prokurori që përfaqëson palën shqiptare i tha gjykatës së ekstradimeve në Londër, The City of Ëestminster Magistrates’ Court se Martin Kaza e ndërmori vrasjen për hakmarrje, shkruan Klan tv.

“Personi që ndodhet përpara kësaj gjykate është Martin Kaza, i cili në Angli përdorte një emër tjetër”, u shpreh prokurori në këtë çështje.

Nuk dihen ende detajet e emrit të rremë të përdorur prej tij dhe cili ishte statusi i Martin Kazës në Angli.

Martin Kaza sëbashku me avokatin e tij janë duke tentuar të bllokojnë ekstradimin drejt Shqipërisë. Edhe argumentet që është duke përdorur Martin Kaza për të bllokuar ekstradimin, mbeten ende të panjohura.

Gjithashtu, mësohet se që prej vitit 2010, ai fshihej në Londër deri në momentin e identifikimit dhe arrestimit.

Temo Hodaj, Drejtor i Zyrës së Interpol Tiranës disa kohë më parë, në një intervistë për mediat angleze u shpreh se problemi kryesor në identifikimin e shtetasve shqiptarë që fshihen në Angli, lidhet me faktin se ata kanë ndryshuar emrat, madje kanë fituar edhe nënshtetësinë britanike. /a.m.

Next Post
Mbi horrorin Tiranë – Durrës e kthim

Ikniiiiii !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In