• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasjen e çiftit dhe dy fëmijëve në familjen shqiptare nuk e kreu ish-bashkëshorti i gruas. Ja kush dyshohet

by A R
03/03/2022 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur të gjithë menduan se masakrën në familjen shqiptare e kreu ish ish bashkëshorti i gruas 37-vjeçare, versioni ka ndryshuar krejt papritur.

Policia në Greqi po heton pistë tjetër sepse dyshimet tashmë bien mbi pronarin e banesës.

Ai kishte debatuar me çiftin dhe i kishte kërkuar të largoheshin nga banesa ku jetonin prej dy vitesh në Andravida, Iliada, në Pyrgos të Peloponezit, raporton noa.al.

Autoritetet greke dyshojnë tek pronari i shtëpisë përdhese, sepse e njihte mirë banesën. Para se të shuhej familja, pronari grek i shtëpisë kishte prerë energjinë elektrike.

Armando Kloci 32 vjeç nga Lushnja dhe Marija Dosku 37 vjeçe nga Librazhdi, u vranë me armë zjarri në një krim të rëndë ku dyshohet se u përdor dhe sëpata.

Vrasësi i tmerrshëm nuk kurseu as fëmijët e tyre, dy djem, Aliu rreth 3 vjeç dhe Edi rreth 2 vjeç, që u gjetën të mbytur.

Të gjithë anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë, djali rreth 11 vjeçar Mihali, fëmijë i Marije Kloci Dosku nga martesa e saj e parë.

Viktimat ishin mbështjellë me batanije dhe ishin futur në një rimorkio makine kurse një nga fëmijët ishte lënë midis derës së sallonit dhe garazhit ku gjendej rimorkio.

Policia tha se autori pritej që t’i largonte, por mbetet e paqartë përse plani i tij është lënë në mes.

Më parë dyshohej se autori i kësaj masakre të pashembullt të ishte ish bashkëshorti i 37-vjeçares, nxitur dhe nga fakti se djali që erdhi në jetë nga martesa e tyre nuk u vra.

Por policia dhe hetuesit tashmë dyshojnë te pronari i banesës.

Sakaq, babai biologjik i fëmijës 12-vjeçar, i cili sipas informacioneve ndodhej në Atikë, do të shkojë sot në Andravidë, për të qenë pranë fëmijës së tij.

12-vjeçari do të ekzaminohet nga një psikolog fëmijësh. I vogli do të merret në pyetje për gjithçka ka parë, por edhe për marrëdhënien e babait të tij biologjik – dhe ish-bashkëshortes së viktimës – me familjen.

/a.r

Next Post
Vritet gjenerali i lartë rus në Ukrainë. Moska nuk e pranon. Çfarë e zbuloi?

Vritet gjenerali i lartë rus në Ukrainë. Moska nuk e pranon. Çfarë e zbuloi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In