• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasje, zhdukje personi e tritol biznesmenit, dosja e Albi Mëcinit dhe grupit të tij vjen në SPAK

by Java News
28/10/2023 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ndër dosjet më të bujshme që ndodhet në prokurorinë e Sarandës, e cila flet për vrasjen dhe zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonidha Theodhorit, është gati të transferohet në prokurorinë e posaçme SPAK.

“Ora News” mëson se prokurorët e dosjes ndodhen në fazën e përfundimit të vendimit, për shpalljen e moskopetencës lëndore dhe pritet që në fillim të muajit Nëntor 2023, të gjitha aktet hetimore për këtë çështje dhe ngjarjen e sulmit me tritol në shtëpinë e biznesmenit Lefter Lefteri alias Afëz Kulla, ti transferohen prokurorëve të SPAK.

Do jenë këta të fundit që më pas do kryejnë hetime të mëtejshme dhe të thelluara, për këto ngjarje të ndodhura në qytetin bregdetar.

Por duket se në SPAK, do shkojë dhe çështja penale e sekuestrimit të 22 kg dinamit dhe 3 bidona benzinë, të bllokuar në muajin Gusht 2023 në qytetin e Fierit.

Lënda shpërthyese ka dyshime të forta se po përgatitej t’i vendosej një personazhi të botës së krimit në Fier.

Rolin për këtë punë, policia beson se e kishte marë i njëjti grup kriminal që kreu rrëmbimin, vrasjen dhe më pas zhduku dy të rinjtë në fshatin Vrinë të Sarandës.

Për vrasjen dhe zhdukjen e dy miqve Sulovari dhe Leonidha Theodhorit, deri në këtë fazë të hetimit janë arrestuar Albi Mëcini, i cili ndodhet në burg.

Mëcini, u zbulua nga një gjurmë biologjike e fiksuar nga policia e Vlorës, në një bidon uji i sekuestruar në makinën tip “Benz”, me të cilën ishte marë peng njëri prej personave të zhdukur.

Mëcini, është një nga miqtë besnikë të Admir Tafilit, një i dënuar ky me tre burgime të përjetshme. Mëcini është personazhi kryesor që mori pjesë në arratisjen e bujshme të Tafilit nga burgu i sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës.

Ndërsa në gjendje arresti për zhdukjen e dy sarandjotëve, u vendos nga gjykata për një periudhë 4 mujore dhe një menaxher shitjesh i pasurive të paluajtshme në Sarandë, Sofokli Baxheri.

Baxheri, u arrestua për akuzën e “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi ishte njeriu që i kishte gjetur shtëpinë me qëra anëtarëve të grupit kriminal, dhe nuk tregonte veprimet që kishte kryer atë ditë, duke penguar policinë të zbardhte ngjarjen.

Aktualisht Baxheri është ndarë nga kjo dosje dhe çështja kundër tij i përcillet gjykatës së Sarandës për shqyrtim gjyqësor.

Kurse në kërkim për këtë krim vijojnë të jenë dy miqtë e të arrestuarit Albi Mëcinit, Sebastian Lataj dhe Arafat Manërkolli, të cilët gjatë hetimeve të kryera rezultojnë të përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit në fshatin Vrinë të Sarandës.

Njëherësh në kërkim është dhe Ervis Cukali nga Tirana, i cili rezulton i përfshirë tek ngjarja e zbulimit të 22 kg dinamit dhe 3 bidonave me benzinë.

Rrëmbimi, vrasja dhe më pas zhdukja e trupave të Sulovarit dhe Theodhorit, ndodhi në muajin Prill 2023.  Ka dyshime dhe indicie se trupat e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, janë vrarë dhe më pas groposur në fshatin Vrinë të Sarandës.

Konflikti lidhet me përplasjet e një pas njëshme dhe serinë e vrasjeve që nisi për tregtinë e drogës në ishullin e Korfuzit dhe disa zona në Greqi, duke çuar në vrasjen e Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës në Tiranë.

Next Post
“Vetëvendosje” regjistrohet në Maqedoninë e Veriut, Albin Kurti rival i Ali Ahmetit!?

“Vetëvendosje” regjistrohet në Maqedoninë e Veriut, Albin Kurti rival i Ali Ahmetit!?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

March 29, 2026
Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

March 29, 2026
Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

March 29, 2026
“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

March 29, 2026
Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In