Vrasja në Tropojë, Policia: Autori është identifikuar, i shpallur në kërkim, po krihet zona
Policia është vendosur menjëherë në ndjekje të autorit të vrasjes në Tropojë. Bëhet me dije se autori është identifikuar dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Po krihet zona për bërë të mundur kapjen e Aktin Ismajlisufi.
Ndërkohë 49-vjeçari Isat Goçaj i cili ishte viktimë e këtij ekzekutimi rezulton të ishte bashkëfshatar i autorit.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tropojë
Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.
Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.
Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.