Vrasje me thikë në Angli, arrestohet 25-vjeçari shqiptar, në pranga edhe një letoneze

Policia në Angli ka arrestuar një shqiptar 25-vjeçar dhe një letoneze 31-vjeçare, të akuzuar për vrasje pas vdekjes së një burri në Gravesend, Kent.

Sipas mediave të huaja, policia e Kent u njoftua pak ditë më parë për një sherr jashtë një shtëpie në Augustine Road.

Policia bëri me dije se një burrë rreth 30 vjeç u gjet me plagë thike dhe u dërgua në spital, por ndërroi jetë në spital.

Të dy të dyshuarit, Shahim Bulica nga Shqipëria dhe Erika Korska nga Letonia, të cilët jetojnë në Gravesend, u arrestuan dhe u akuzuan për vrasje.

Ata mbeten në paraburgim dhe do të paraqiten në Gjykatën Medëay Magistrates javën e ardhshme./BBC

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.