• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vrasje me klering”/ Hoxha për masakrën në Fushë-Krujë: Dyshohet se ishin 5 autorë. Kjo është strofulla e mafies në Lezhë

by Java News
18/07/2022 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në masakrën e djeshme në mbikalimin e Fushë Krujës ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha dyshohet se kanë qenë të përfshirë 5 autorë.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme në ABC se katër prej tyre kanë qenë atentatorë ndërsa një person i pestë i cili i ka pritur në Larushk ku është djegur automjeti që u përdor në momentin e krimit.

Hoxha deklaroi se në Lezhë ekziston një resort që shërben si strofull për grupet kriminale ku policia nuk ka ndërhyrë asnjëherë për ta pastruar atë, por vetëm kontrolle rutinë.  Ai theksoi se tashmë grupet kriminale kanë nisur vrasjet me klering duke shpjeguar edhe mënyrën e funksionimit të kësaj skeme.

“Është një resort ku policia ka hyrë me dhjetëra herë. Kapin ndonjë vajzë me pistoletë. Nuk është arritur asnjëherë që ajo bazë operacionale e këtyre njerëzve të pastrohet. Ata kanë përdorur kallashnikov sepse ai nuk të lë mundësi reagimi.

Dyshimi janë se janë katër autorë dhe një i pestë që i pret te makina tjetër ku është vënë zjarri. Sot por përdoret mënyra e vrasjeve me klering. Ne dhe struktura jonë të zgjidhim një hall dhe kur të kemi ne nevojë për të organizuar një vrasje vijnë ata për të realizuar goditjet. Kjo bëhet që të priten fijet. Nëse ti gjen ekzekutorët ti mos të arrish te porositësit”, deklaroi ai.

Hoxha foli edhe për dosjen hetimore në lidhje me Brilant Martinajt sa i takon dyshimeve për përfshirjen e tij në vrasjen e efektivit të FNSH-së Xhulion Prela. “Sa herë ka ngjarje të tilla unë i kërkoj zjarrfikëses të jetë në gatishmëri. Sepse diku shumë afër do digjet një makinë. Dje i është dashur të fikë edhe makinën e viktimave dhe makinën e vrasësve. Ata nuk pyesin sa është ora.

 Mund ta vrisnin edhe natën. E kanë zero frikën. E vetmja frikë që kanë ata është nëse ndodhet në këtë mjet objektivi i tyre apo jo. Këto ngjarje kanë mesazhe. Personi që është goditur dje nuk është i zakonshëm.  Është akuzuar për vrasjen e punonjësit të FNSH Xhulio Prela. Është vrarë për një motiv banal. Personi i parë që u shpall në kërkim policor është viktima i djeshëm.

Kjo dosje është dërguar në Gjykatë me të pandehur Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku. Këta janë arrestuar dy javë më pas. Këta kanë shkuar kanë goditur karburantin aty pranë sepse ka pasur pamje në kamerat e sigurisë. Në këtë çështje Brilant Martinaj nuk është në dosje zyrtarisht. Pavarësisht se dje dhe sot është përmendur për këtë vrasje”, tha Hoxha.

g.kosovari

Next Post
“Ishim 7 muaj në një lidhje dhe më…”/ Vëllai i Ricky Martin i del në mbrojtje pasi nipi e akuzoi për incest: Ka probleme mendore

“Ishim 7 muaj në një lidhje dhe më...”/ Vëllai i Ricky Martin i del në mbrojtje pasi nipi e akuzoi për incest: Ka probleme mendore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In