Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka komunikuar zyrtarisht akuzën Ardian Çapjas, dhe nipit të tij, Florenc Çapja, të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, në vitin 2012 në Elbasan.
Prokurorët e SPAK iu kanë komunikuar akuzat e “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 2 ose me shumë personave”, “grupit te strukturuar” dhe “armëmbajtje pa leje” Ardian Capjas, Ervis Bardhit, Olsi Lekut dhe Klajdi Dokollit.
Vetë Çapja kërkoi lirimin nga qelia dhe zbutjen e masës së sigurisë me pretendimin se nuk ka prova për përfshirjen e tij në vrasjen e dyfishtë, ngjarje e ndodhur në vitin 2012. Por , GJKKO e rrëzoi këtë kërkesë, duke e lënë Çapjan në burg deri në përfundim të hetimeve.
Çapja u arrestua gjatë operacionit “Krasta 2021”, pasi akuzohet se ka porositur vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe nipi i tij, Florenc Çapja.
Hetimet për vrasjen e ndodhur në vitin 2012, u rihapën 6 vite më pas për shkak të dëshmisë të së penduarit, Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij. Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marr 50 mijë euro për vrasjen.
g.kosovari











