Gjashte familje nga fisi Dushaj nga Postribe te Shkodres dolen nga ngujimit. Behet fjale per te afermit e Aleksander Dushaj, vrasesi i dy vellezerve Skender e Abdullaj Shkami.
Pas tre javesh nga momenti kur ndodhi vrasja e dyfishte, familja Shkami pranoi kerkesen e pleqesise.
Kodi i Gjakmarrjes do te zbatohet vetem per familjen e autorit, respektevisht babai dhe vellai i tij.
Dushaj dhe Shkami fqinje ne fshatin Drishte respektuan zakonin e zones sapo u Aleksander Dushaj u shpall autor i ekzekutimit te dy vellezerve per shkak se nuk e pranuan si dhender.
Ata u vendosen ne pozicione ruajtje dhe sulmi, sic edhe do rregulli. Kush do te kapej jashte nga pala e gjaksit, do te vritej.
Por duket se fisi Shkami tregoi tolerancen qe ne fillim. Ata lejuan pjesmarrjen ne varrim te fqinjeve te tyre. Kurse keta te fundit publikisht denuan aktin kriminal te njeriut te tyre. Qe atehere midis dy familjeve veproi pleqesia.
Ata çuan e moren fjale zakoni derisa pala e demtuar vendosi qe kusherinjte e Dushaj te dilnin ne te lire, te mos mbylleshin brenda ne shtepi, pasi ndaj tyre nuk do te kete gjakmarrje.
Sipas të drejtës zakonore vetëngujimi i 6 familjave Shkami, në shenjë respekti ndaj viktimave, dhe ndërhyrja e pajtimtarëve mundesuan shuarjen e konfliktit mes familjeve.
Nga sa mësohet familja e ngushtë e Aleksandër (Esat) Dushaj babai, nëna dhe vëllai I cili jeton në Francë nuk janë përfshirë në të ashtuquajturin institucion të Besës, sipas Kanunit.
Arrestimi i autorit të ngjarjes lehtëson edhe nderhyrjen e pajtimtarëve për të cuar më tej procesin e faljes deri në mbylljen e saj. Deri atehere sipas te drejtes zakonore duhet kohe. ABCnews