• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja tragjike e 15-vjeçarit në Gramsh u harrua, zbulohet beteja e familjes për drejtësi

by A R
04/12/2024 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tragjedia e Martinit 14-vjeçar, duket një kopje e tragjedisë së vitit 2023 në Gramsh ku nxënësi 15-vjeçar Fatjon Bici, u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Fatjoni ndërhyri për të mbrojtur kushëririn nga një sherr në rrjetet sociale, por u godit me thikë në zemër, njëjtë si Martini.

Nëse shoqëria e ka lënë pas atë ngjarje, familja Bici nuk mund ta lërë kurrë. Kjo, edhe për pretendimet rreth asaj që luhet në shkallët e drejtësisë. Dënimi që morën 4 autorët e mitur, nuk e ka shuar dhimbjen. Nga 70 vite burg në total që u vendos nga Gjykata, ata u dënuan përfundimisht me 46 vite e 6 muaj në total.Autori kryesor, ai që goditi me thikë, Ergi Karaj, u dënua 27 vite, por do të vuaj 18 sipas gjykimit të shkurtuar.

Kjo ka sjellë kundërshtitë e familjes së viktimës. Nga një takim që Inside Story ka pasur me familjen Bici, ata shprehen të irrituar për këtë vendim dhe tashmë kanë nisur betejë ligjore. Kjo, bazuar edhe në praktika të ngjashme në të shkuarën.

‘Nuk duhet pranuar gjykimi i shkurtuara, edhe për të mitur, kur bëhet fjalë për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese që masa e burgimit mund të jetë edhe burgim i përjetshëm’ u shpreh avokati, Gentian Sejrani.

Bazuar në nenin 403 të Kodit të Procedurës Penale, gjykimi i shkurtuar nuk mund të zbatohet për vepra penale, për të cilat parashikohet dënimi me burgim të përjetshëm, kategori ku bën pjesë dhe vepra për të cilën akuzohet i mituri në rastin e Gramshit.

Mirëpo as vetë ligji nuk është i qartë dhe lë hapësirë për interpretime. Përcaktimi sipas kodit penal, vrasje në rrethana cilësuese e të miturit, ka parasysh kur vepra penale kryhet nga një i rritur.Kjo ka sjellë që edhe vetë gjykata e lartë, së paku në dy raste, të marrë vendime të ndryshme, nëse duhet pranuar gjykimi i shkurtuar në rastet kur krimi kryhet nga të miturit.

‘Në lidhje me gjykimin e shkrutuar nëse kodi i procedurës penale ndalon kriterin e aplikimit të gjykimit të shkurtuar atëherë do të jetë një kriter ndalues edhe për këta të mitur’ u shpreh avokati Bledar Meminaj.

‘Ka një lehtësi sa i takon masës së dënimit për një të mitur, por procedura është gjë tjetër. Procedura është përcaktuar që nuk mund të ketë gjykim të shkurtuar, por masa e dënimit është përcaktuar në kodin penal dhe në kodin e drejtësisë për të mitur që nuk mund të jetë më shumë se 12 vite për një vepër penale’ u shpreh Gentian Sejrani, avokat.

/a.r

Next Post
Gazetarja zbardh detaje nga dosja e Suel Çelës: Bujar Shega dyshohej se do të trafikonte 930 kg kokainë

Gazetarja zbardh detaje nga dosja e Suel Çelës: Bujar Shega dyshohej se do të trafikonte 930 kg kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In