• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vrasja shqiptare” e Oliver Ivanoviçit

by Mero Baze
16/01/2018 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vrasja e Oliver Ivanoviç, shënon vrasjen e parë politike për luftë të brendëshme mes serbëve në Kosovë. Si e tillë ajo është bërë jo vetëm për të hequr qafe një qytetar shumë përfaqësues serb të Kosovës, por dhe për tu përdorur politikisht ndaj shqiptarëve dhe shtetit të dobët të Kosovës. Dhe këtu ka disa pika të dobëta të shoqërisë së Kosovës që mund të keqpërdoren.

Mbi të gjitha ka të bëj me traditën e keqe të vrasjeve politike në Kosovë dhe me ngulitjen e paranojës në bashkësinë ndërkombëtare, se shqiptarë nuk bëjnë dot një shtet të sigurt për qytetarët e tyre.

Vrasja e një politikani të lart serb të Kosovës, dhe ndoshta më të moderuarit prej tyre, mbart në vetvete, jo vetëm përpjekjet për radikalizimin e situatës, por dhe guximin për të mos u ndëshkuar nën shembullin e keq që kanë dhënë shqiptarët për vrasjet politike brenda tyre.

Për këtë arsye, ai hetim duhet të kthehet në prioritet shtetëror dhe Kosova duhet të provoj se ka hyrë në një epokë ku askush nuk guxon të kryej vrasje politike.

Vrasja ka ndodhur edhe në një moment delikat, kur politikanët më të fuqishëm të Kosovës, të dal nga lufta, janë angazhuar në një betejë të pistë, për të shfuqizuar Gjykatën Speciale, e cila është bërë e domosdoshme për shkak të besimit të ulët që perëndimi ka tek drejtësia në Kosovë. Vrasja e Ivanoviçit është një si vrasjet e politikanëve shqiptarë në Kosovë, që janë hequr qafe për rivalitet politik prej vitit 1999 dhe akoma nuk kanë dënuar askënd. Nëse kjo vrajse injorohet dhe vrasësit lihen të lirë, atëhere Kosova rrezikon të perceptohet si shtet, që këto 20 vitet e fundit ka më shumë vrasje politike se çdo vend I botës, dhe nuk është ndëshkuar asnjë vrasës. Kjo e bën edhe më urgjente, nevojën e Gjykatës speciale, jo vetëm për krimet e shqiptarëve kundër njëri tjetrit, por dhe krimet e serbëve kundër njëri tjetrit, për rivalitet politik.

Së fundmi vrasja duhet të hetohet dhe gjykohet shpejt edhe për rrezikin e përdorimit të saj për trazira në Kosovë dhe më gjerë. Skenarët e vrasjeve politike në zona të nxehta siç është veriu I Kosovës, dhe radikalizmi I segementeve kriminalë, që manipulojnë me vrasje të tilla, mund të rris koston e mungesës së drejtësisë në Kosovë duke shkuar tek skenarë gjeopolikë të rrezikshëm. Është koha kur radikalët serb, duan ta paraqesin Kosovën si një shtet të dështuar që nuk u del dot zot qytetarëve të vet.

Kosova duhet ti dal zot Ivanoviçit si qytetar I saj. Ajo duhet të investohet fort tek gjetja e autorëve, dhe nxjerrja e tyre para drejtësisë, për të shmangur çdo përpjekje për keqpërdorimin e kësaj vrasje për nevoja etnike, nacionaliste apo më gjerë. Retorika e disa serbëve se vrasësit e Ivanovicit janë shqiptarë, janë tipike, si retorika e shumë vrasësve shqiptarë, që natën vrisnin intelektualë dhe politikanë shqiptarë dhe në mëngjes thoshin “I vrau Serbia”!.

Ivanoviç është vrarë nga shqiptarët, po aq sa është vrarë nga serbët Xhemail Mustafa, Enver Maloku dhe dhjetra politikanë të tjerë shqiptarë në Kosovë pas vitit 1999.

Kjo histori duhet të marr fund, duke folur drejtësia në vend të kriminelëve dhe duke dëshmuar se Kosova e meriton shetin e saj, edhe pse një pjesë e territorit të saj është jashtë kontrollit.

I vetmi rast kur Ivanoviç “mund të vritet” nga shqiptarët, ëshët tani, kur Kosova që qeveriset nga shqiptarët të jetë e pazonja të dëshmoj kush e vrau atë dhe të mos I nxjerr para drejtësisë vrasësit serb. Ky është shërbimi më I madh që pushteti në Kosovë mund të bëj serbëve dhe të vulos “vrasjen shqiptare” të Oliver Ivanoviçit.

Next Post
‘Mos më quani shqiptar’, i riu replikon me “Daily Mail”: Jam gangster nga Azia

'Mos më quani shqiptar', i riu replikon me “Daily Mail”: Jam gangster nga Azia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In