• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja që tronditi Tiranën, ja dosja e plotë, si u vra Artur Kurti

by Java News
07/04/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi nga gjykata caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Leonard Ristani, si edhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë për shtetasin Jurgen Kurti, të dyshuar si autorë të veprës penale të  “Vrasjes  për  shkak  të  marrëdhënieve  familjare”  në  bashkëpunim,  nëngjarjen e ndodhur në dt. 04.04.2016, ku mbeti i vdekur shtetasi Artur Kurti.

Gjykata për Krime të Rënda ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin, si edhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Leonard Ristani dhe “arrest në shtëpi” për Jurgen Kurti.

Nga aktet e deritanishme të referuara në Prokurorinë për Krime të Rënda, rezulton se: Në datë 04.04.2016,rreth orës 21.30 nga shërbimet e policisë gjyqësore është marrë njoftim se në vendin e quajtur Njësia Administrative nr.5, rruga “Zef Jubani”, kishte ndodhur një vrasje brenda familjes dhe konkretisht ishte vrarë shtetasi Artur Kurti. Mëpas, në lidhje me këtë ngjarje në Spitalin e Traumës kishte shkuar një shtetas i dëmtuar me armë të ftohta, i cili është identifikuar si shtetasi Leonard Ristani. Në apartamentin ku kishte ndodhur ngjarja banonin shtetasja Sh. Kurti dhe djali i saj Jurgen.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rreth 1m para derës së hyrjes për në këtë banesë, në korridorin e përbashkët është gjendur i shtrirë me fytyrë nga dyshemeja kufoma e shtetasit ArturKurti. Në brendësi te banesës, mbi sipërfaqen e dyshemesë së saj, janë gjetur njolla mengjyrë të kuqe si ajo e gjakut. Në vijim të kqyrjes ndërmjet sheshpushimit të katit të V-tëdhe sheshpushimit të katit të IV-ët është gjetur dhe sekuestruar një thikë me bisht mengjyrë të kuqe me gjatësi rreth 29 cm, e cila në sipërfaqen e saj kishte mbetje me ngjyë të kuqe si ajo e gjakut. Gjatë kqyrjes së kufomës së shetasit Artur Kurti, është konstatuar një plagë në gjoks dhe një plagë në fytyrë.Në  vendin  e  ngjarjes  janë  gjetur  shtetaset  Sh.  Kurti  (bashëshortja  e  viktimës)  dhe shtetasja L.P (komshija i tyre).

Ndërsa shtetasi Jurgen Kurti ishte në spital, pasi shoqëruar dajën e tij Leonard Ristani, i cili ishte plagosur në ngjarje. Është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi Leonard Ristanii  cili  shpjegon  se  motra  e  tij  Sh.  Kurti,  pas  një  bashkëjetese  shumëvjeçare me bashkëshortin e saj Artur Kurti, kishte mbi katër muaj që kishin vendosur të ndaheshin përproblem të ndryshme dhe motra e tij së bashku me djalin ishin larguar nga banesa kukishin jetuar së bashku për t’u zhvendosur në një banesë tjetër në rrugën “Zef Jubani” ecila po ashtu ishte në bashkëpronësinë e tyre.

Gjatë kësaj periudhe ndarjeje, sipas tij ,kunati i tij duke qenë se konsumonte alkool shkonte tek banesa ku jetonte motra e tij dhe kryente veprime të ndryshme duke dhunuar derën e jashtme të banesës si dhe duke fyerdhe ofenduar bashkëshorten e tij me tone të larta. E njëjta gjë ndodhi edhe më datën04.04.2016, ku rreth orës 19.00, shtetasi Leonard Ristani është telefonuar nga motra e tij,e cila i kishte thënë se bashkëshorti i saj Arturi kishte shkuar përsëri tek dera e jashtme ebanesës dhe kishte dëmtuar derën fizikisht duke i rënë me shkelma si dhe duke sharë, fyer dhe ofenduar bashkëshorten e tij.

Në këto kushte shtetasi Leonard Ristani ka shkuar në banesën e motrës së tij. Në kohën kur ka shkuar në këtë banesë, shtetasi Artur Kurti ishte larguar dhe në banesë ndodheshin motra e tij Sh….,shoqja dhe komshija e saj, L.P. dhe nipin e tij, Jurgen Kurti. Viktima ka marrë në telefon Sh…. dhe telefonin e ka marrëLeonardi dhe është përgjigjur. Arturi ka filluar ta fyejë dhe ofendojë Leornardin në telefon dhe i ka kërkuar ta priste tek banesa.

Më vonë ka shkuar aty viktima dhe  ka trokitur, ku derën e ka hapur Leonardi. Viktima ka dashur të hyjë brenda dhe Leonardi nuk e lejonte. Në  ato  momente viktima ka  nxjerrë  një  thikë dhe ka  goditur  me të Leonardin, i cili ka bërë përpjekje për tu mbrojtur, duke arritur t’ia marrë thikën nga dora dhe e ka goditur viktimën i cili ka rënë në tokë dhe më pas ka gjetur vdekjen.

Është pyetur shtetasi Jurgen Kurti ka deklaruar se rreth orës 19.00 ka rënë dera e banesës së tyre dhe ka degjuar babain e tij Arturin të bërtiste, shante dhe ofendonte nënën e tij, por ata nuk e kanë hapur derën dhe ai ishte larguar nga banesa. Pasi është larguar babai itij nga banesa, nëna e tij ka njoftuar në telefon vëllain e saj (njëkohësisht dajon e tij)shtetasin Leonard Ristani, i cili ka mbërritur aty. Në banesë në këtë moment ndodhej vec nënës, dajës edhe  shoqja e nënës e quajtur K…. Në këtë moment ka marrë në telefon viktima dhe telefonin e ka ngitur Leonardi të cilin ai e ka sharë dhe ofenduar.

Rreth 15minuta pas kësaj telefonate ka rënë zilja e derës dhe për të shkuar dhe të hapte derën ka shkur Leonardi. Pasi ka hapur derën i ati i tij Arturi ka filluar të shtyhej me Leonardin dhe një moment i ati i tij ka nxjerrë një thikë të madhe me bisht të kuq dhe menjëherë Leonardi është tërhequr për në brendësi të banesës, pasi ndodheshin tek dera e jashtme.

Sipas tij, me këtë thikë, viktima po godiste Leonardin, i cili është rrëzuar në dysheme dhe po godiste me këmbë për të mos lejuar Arturin t’i afrohej me thikë. Në këtë moment ka parë që babai i tij ka ecur dy-tre hapa për nga dera e jashtme dhe i gakosur në pjesën e kraharorit ka rënë në korridorin para derës së jashtme. Ai më pas ka shoqëruar Leonardin për në spitali i Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Nisur  nga  rrethanat  e  sipër përmendura, policia  gjyqësore  ka  arrestuar  në  flagrancë shtetasit Leonard Ristani dhe Jurgen Kurti si përsona të dyshuar për kryerje të veprave penale të “Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare “ dhe “prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” , të parashikuara nga nenet 79/c-25 e 279/1 të KoditPenal.

Next Post

Der standard me një artikull për bukuritë shqiptare dhe turizmin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In