Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak orë më parë në kryeqytet.
14 vjeçari që humbi jetën pas sherrit me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, mësohet se merrej me sport.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Martin Cani luante për Dinamo U-15.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur sapo fëmijët kanë mbaruar mësimin dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin.