Dy muaj pas krimit të rëndë që tronditi Greqinë, familjarët e Caroline kërkojnë shkaqet e vrasjes së vajzës së tyre. Ata nuk janë të bindur nga rrëfimi i burrit vrasës i cili pretendon se pas një sherri e mbyti gruan e tij.
Sipas mediave greke më 15 korrik prokurori që ka marrë përsipër çështjen do duhet të gjejë rezultatet në llogaritë bankare të pilotit në të gjitha bankat ku ai kishte depozita.
Piloti 32-vjeçarn po mbahet në një pavijon të veçantë të burgut Korydallos bashkë te dënuar të tjerë të njohur për opinionin publik.
Në qeli ka një oficer burg i cili është arrestuar për trafik droge në Janinë.
Ngjarja e rëndë tronditi Greqinë dy muaj më parë, kohë kur piloti mbyti gruan e tij në shtëpinë e tyre në sy të foshnjës dhe më pas vari qenin në shkallët e shtëpisë duke iu thënë hetuesve se në banesë ndodhi në grabitje.
E vërteta u zbulua pas 37 ditësh, për shkak se piloti u “tradhtua” nga teknologjia e orës së Caroline dhe telefonit të tij celular./