• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja për makinën, autori hesht para hetuesve

by Java News
13/11/2016 11:07
Autori Ribaj (majtas) dhe viktima Veizaj

Autori Ribaj (majtas) dhe viktima Veizaj

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marjo Ribaj, 23-vjeçari që akuzohet nga policia si autor i vrasjes dy ditë më parë, të bashkëmoshatarit të tij, Fabjon Veizaj, nuk ka pranuar të dëshmojë për grupin e hetimit.

Burime konfidenciale policore thanë për Shekullin se ai ka refuzuar të flasë, duke mos pranuar t’i përgjigjet asnjë prej pyetjeve që i kanë drejtuar atij pjesëtarët e grupit të hetimit.

Menjëherë pasi u kap në afërsi të fshatit ku dyshohet se realizoi vrasjen e bashkëmoshatarit të vet, 23-vjeçari Marjo Ribaj u shoqërua për në komisariatin e policisë, ku u pyet rreth ngjarjes. Por, pavarësisht se, sipas policisë, provat në ngarkim të tij janë të plota, 23-vjeçari nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve që i janë drejtuar nga ekspertët e hetimit. Ai nuk ka dëshmuar për ngjarjen që tronditi fshatin e tij të origjinës, ku, sipas policisë, ka edhe një banesë, duke refuzuar të flasë.

Por, kjo heshtje e tij, sipas policisë, në terminologjinë e hetimit, do të thotë mungesë argumentesh dhe indirekt, pohim i asaj që ka ndodhur. Mësohet se, ekspertët e kanë ballafaquar të riun me provat e grumbulluara në ngarkim të tij, mes të cilave arma e vrasjes dhe fishekët e saj, që u gjetën jo shumë larg vendngjarjes.

Por, pavarësisht kësaj, policia ka deklaruar se, Ribaj është autor i vrasjes. Në këto kushte, atij i është komunikuar arresti në kushtet e flagrancës. Bashkë me të është arrestuar edhe shoku i tij, njëkohësisht bashkëpunëtor në vrasje, sipas policisë, 28-vjeçari Endri Pango, banor i qytetit të Vlorës.

Arrestimi

Dy të rinjtë Marjo Ribaj dhe Endri Pango, u kapën nga policia rreth 10 orë pas ngjarjes në fshatin Vranisht, 55 km në juglindje të Vlorës, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Fabion Veizaj. Viktima u qëllua pranë banesës së tij, me një armë automatike model 56 dhe ndërroi jetë menjëherë për shkak të plagëve të rënda. Menjëherë pas kësaj, autori i dyshuar, Marjo Ribaj dhe shoku i tij, 28 vjeçar, Endri Pango, janë larguar nga vendngjarja me një autoveturë tip Fiat Punto, me targa AL 892 VS, pronë e Ribajt, por pa shkuar shumë larg.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë hetimore operacionale, u arrit të lokalizohej vendndodhja dhe pas disa orë ndjekjesh në zonat përreth, mes vështirësive për shkak të errësirë, terrenit të thyer dhe reshjeve të shumta, errësirës dhe motit të paqëndrueshëm nga reshjet e shiut, u mundësua prangosja e të dyshuarit dhe shokut të tij.

Ribaj dhe Pango u kapën në dalje të fshatit Vranisht, në vendin e emërtuar “Qafa e Halimit”, teksa përpiqeshin t’i shpëtonin ndjekjes së policisë, duke udhëtuar me automjetin tip FIAT Punto me targë AL 892 VS. Gjatë krehjes së zonës, u gjet dhe u sekuestrua arma e përdorur në vrasje, një automatik model 56, 2 krehra dhe 50 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilat autori i dyshuar i kishte fshehur në një zonë pyjore, rreth 300 m larg banesës së tij.

Policia tha se, motivet e ngjarjes lidhen me një konflikt të lindur mes autorit dhe viktimës për shkak të një makine. Pak muaj më parë, në muajin gusht, Ribaj i kishte shitur një makinë Veizajt, por nuk kishte marrë ende paratë. Në këto kushte, sipas policisë, ai shkoi në banesën e bashkëmoshatarit të tij dhe, pas një grindjeje, qëlloi ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend. Policia tha se Ribaj dhe Pango janë persona me precedentë të mëparshëm penalë.
Shekulli/d.i.

Next Post
Kosova si Shqipëria me hidrocentralet

Kosova si Shqipëria me hidrocentralet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikohen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, ja si e ‘reklamonin mallin’: E pi dhe vetë për qejf! Po ai të bllokon hundën, kjo është më e hajrit

Publikohen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, ja si e ‘reklamonin mallin’: E pi dhe vetë për qejf! Po ai të bllokon hundën, kjo është më e hajrit

December 26, 2025
Tronditëse, u sulmua me thikë nga i dashuri/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare aktorja e “The Lion King”

Tronditëse, u sulmua me thikë nga i dashuri/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare aktorja e “The Lion King”

December 26, 2025
“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

December 26, 2025
Bisedimet mbi planin e paqes, konfirmohet takimi Trump-Zelensky në SHBA! Ja kur do të mbahet

Bisedimet mbi planin e paqes, konfirmohet takimi Trump-Zelensky në SHBA! Ja kur do të mbahet

December 26, 2025
Gjykata lë në burg 21 persona, u arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë! Lirohet vetëm njëri

Gjykata lë në burg 21 persona, u arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë! Lirohet vetëm njëri

December 26, 2025
EMRI/ E rëndë në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një marketi. Dyshohet se autori..

Plagosi pronarin e marketit, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë/ I sekuestrohet një thikë e një sëpatë

December 26, 2025
Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, këmbehet nën 97 lekë

Euro “prek” minimum historik përgjatë festave të fundvitit

December 26, 2025
Shqipëria “pushtohet” nga acari i fundvitit, ja sa do jenë temperaturat për Vitin e Ri

Shqipëria “pushtohet” nga acari i fundvitit, ja sa do jenë temperaturat për Vitin e Ri

December 26, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Berisha po humb terren ndaj Salianjit, “Foltore’ nëpër katunde

December 26, 2025
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

“Të jemi në linjë me BE dhe SHBA”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për një ligj serioz për shqyrtimin e investimeve të huaja!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com