Policia e Lezhës ka arrestuar Gentian Elezin, i cili ishte pjesë e grupit ku ndodhi përplasje me armë në 2015 në Mamurras dhe mbeti i vrarë Naim Tafa. Sherri me armë erdhi për shkak të një borxhi prej 250 mijë euro mes grupeve, për prositutcionin në itali.
Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin ka caktuar masën “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Elezi ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 23 shtator 2015 në Mamurras, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes disa personave ka mbetur i vrarë shtetasi N.T., njofton policia. Elezi bashkë me shokun e tij Naim Tafën i kërkuan Enrik Mamlit 250 mijë euro, borxh që duhet t’ja paguante për shkak të biznesit të prostitucionit në Itali, ku Naim Tafa dhe Enrik Mamli ishin ortake.
Enrik Mamli kishte refuzuar t’ja jepte këtë shumë Naim Tafës dhe nga një përplasje me armë “Far-Uest” në Mamurras mbeti i vrarë Naim Tafa dhe u plagosën 4 persona të tjerë.
Tafa kishte rënë në burg në Itali dhe I kërkoi Enrik Mamlit shumën që I kkishte detyrim gjatë kohës që ai ishte në burg dhe menaxhonte grupin e prostitutave. Gentjan Elezi ishte në grupin e Naim Tafës dhe ndodhej në kërkim nga policia me akuzën e vrasjes së mbetur në tentative.
a.ç











