Parlamenti Evropian do të diskutojë situatën në veri të Kosovës në seancën e ardhshme në Strasburg. Siç është paralajmëruar, eurodeputetët do të diskutojnë për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me Komisionin dhe Këshillin të martën pasdite, pas konflikteve të fundit në veri.
Në njoftim, thuhet se Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, ka dënuar ashpër sulmin e një grupi të armatosur ndaj policëve të Kosovës.
Gjithashtu theksohet se në dy raporte të veçanta në maj, deputetët i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në një dialog nën patronazhin e Bashkimit Evropian dhe të sigurojnë pa vonesë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në parimin e njohjes reciproke.