• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Vlorë, sherri nisi me “pse më sheh?”

by A R
22/04/2017 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës arrestoi dje autorin e dyshuar të vrasjes së 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj në zonën e Ujit të Ftohtë. Ai është Gani Tozaj nga fshati Sevaster i Vlorës, shkruan “Panorama”

Sipas Policisë, pas një pune hetimore intensive, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet përgjatë gjithë natës, është bërë e mundur dje herët rreth orës 06:00 kapja dhe arrestimi i 19-vjeçarit.  Ai strehohej në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, pranë vendit të quajtur “7 pallatet”, shkruan “Panorama”. Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasit A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

“Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e lokalit ‘Fiks Fare’, në lagjen ‘Ujë i Ftohtë’, është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe tre shtetas të tjerë: F.H., 28 vjeç, muzikant, A.L., 26 vjeçe, kliente në lokal dhe A.Ll., 33 vjeç, kamerier”, thuhej në njoftimin e Policisë.

 HETIMI

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, kapja e 19- vjeçarit është kryer pas të dhënave të siguruara edhe në saje të dëshmive të klientëve, identikitit të dhënë prej tyre, si dhe survejimit të kamerave në zonën përreth. Nga hetimi paraprak rezulton se ka qenë një sherr i çastit mes viktimës dhe personave që ndodheshin në tavolinën tjetër ngjitur me të. Paraprakisht blutë thanë se 19-vjeçari ka qenë në gjendje tëdehur dhe nuk përjashtohet dyshimi se gjithçka mes tyre të ketë ndodhur për shkaqe të tipit “pse më sheh”. Por blutë nuk përjashtojnë as një provokim të mundshëm nga ana e autorit, i cili po hetohet nëse ka lidhje me Laert Alushin, i vrarë në vitin 2000.

(Ngjarja)

Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e lokalit “Fiks Fare” në lagjen “Ujë i ftohtë”, është qëlluar me armë zjarri tip Pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe 3 shtetas të tjerë:

1- F.H., 28 vjeç, ndodhet në Spitalin e Vlorës (punonte si muzikant).

2- A.L., 26 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Vlorës (kliente në lokal).

3- A.Ll., 33 vjeç, ndodhet në Spitalin e Tiranës (punonte si kamarier në lokal).

Të tre, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Pas një pune hetimore intensive, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet përgjatë gjithë natës, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë” pranë vendit të quajtur “7 pallatet” në orët e para të mëngjesit të sotëm (06:00) e shtetasit:

– Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë. (personi qe shihni ne fotot me poshte)

Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim shtetasit:

1- A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

2- E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

Dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta.

Në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale

:– 1 armë zjarri Pistoletë të llojit “Revolver-Magnum”,

– 15 gëzhoja fishekësh.

Vazhdojnë hetimet me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të shpallur në kërkim.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /b.d

Next Post
Studimi/ Mosha kur partneri mund t’ju tradhtojë, ja arsyet

7 shenjat që tregojnë se ai është 'specialist' në shtrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com