Vrasja në Vlorë/ Detaje: Atentatorët të pajisur me kapele dhe maskë. Viktima i dënuar më parë për trafik droge

Enrik Mehmeti1

VLORË

 

Një 40-vjeçar i quajtur Gentjan Qarri është qëlluar për vdekje nga një makinë sot në Vlorë. Autorët e kanë qëlluar në gjoks viktimën dhe ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “News 24” e “Balkanweb” se një automjet është gjetur i djegur pak kohë pas atentatit. Deri tashmë nuk kemi identitet të atentatorëve.

Mendohet se kanë qenë dy atentatorë. Atentatorët kanë qenë me kapele dhe me maskë të Covid. Në vendngjarje ka shumë kamera, por maskat bëjnë të pamundur shpesh identifikimin e autorëve.

 

Rruga është me shumë kalime dhe ndaj favorizon të thuash kriminelët, sepse ata arratisen në drejtime të ndryshme. Autorët kanë djegur makinën tek Hidrovori, që është zonë e pandriçuar. Qarri ka qenë i dënuar më parë për trafik droge. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com