• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Tepelenë/ 37-vjeçari u ekzekutua nga kushëriri për parcelat e drogës

by A R
13/08/2016 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vret djalin e hallës pas sherrit për parcelat e mbjella të drogës. Të paktën ky është dyshimi paraprak i grupit hetimor që shkoi mbrëmë në vendin ku ndodhi krimi, viktimë e të cilit mbeti Altin Llani, 37 vjeç nga Fieri.

Policia e Tepelenës bëri të ditur se autori Gjergji Hasani, banues në Dhëmblan të Tepelenës, është arrestuar në flagrancë për veprën penale të vrasjes.

Ndërkaq, policia nuk dha të dhëna të tjera rreth krimit, por, siç bëri të ditur, nuk përjashton çdo pistë të mundshme. Banorë të zonës bënë të ditur se prej më shumë se dy muajsh, viktima nga Fieri kishte ardhur te të afërmit e tij në Tepelenë raporton Panorama. Sipas tyre, rrinte në fshatin Metohasanaj, ndërsa dyshohet se kontrollonte një zonë të konsiderueshme të mbjellë me lëndë narkotike në vendin e quajtur “mali Griba”.

Megjithatë, policia në njoftimin e dhënë e ka konsideruar ngjarjen si një konflikt të çastit mes dy kushërinjve.

“Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Tepelenë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, ka ndodhur një vrasje.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Gjergji Hasani, 36 vjeç, banues në Dhëmblan, Tepelenë.

Dyshohet se pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Altin Llani, 37 vjeç, banues në Fier (autori dhe viktima janë kushërinj). Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Theksojmë se autori kohët e fundit ka shfaqur shenja depresioni”, thuhej në deklaratën e Policisë.

Next Post

FOTOT e "nxehta"/ Balerina e "Fiks fare" shëtit me jaht luksoz në Carpi të Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

February 18, 2026
“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

February 18, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

February 18, 2026
Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

February 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

McAllister-Berisha, karma që kthehet pas 10 vjetësh

February 18, 2026
Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

February 18, 2026
Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

February 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?

February 18, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

“Shmangni zonën e protestës”, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë për 20 shkurtin: Situata mund të ndryshojë

February 18, 2026
“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In