• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Sarandë, të arrestuarit mohojnë autorësinë: Ishim miq

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e 47-vjeçarit Aleksandër Bardhi (Doda) nuk e kanë pranuar autorësinë e krimit. 29-vjeçari Fernando (Florin) Deda dhe 15- vjeçari Gj.A. kanë mbajtur qëndrim mohues para grupit hetimor. Gjatë marrjes në pyetje, ata kanë deklaruar se nuk mund të kryenin krim ndaj Aleksandrit, pasi kanë njohje dhe miqësi familjare. Ndërkohë, burime nga policia e Sarandës dje bënë me dije se dyshohet se personi që ka qëlluar për vdekje me automatik babain e dy fëmijëve është pikërisht 15-vjeçari. Mësohet se pranë banesës së minorenit është gjetur e groposur edhe një armë tip kallashnikov, e cila do të hedhë dritë mbi ngjarjen e ndodhur në fshatin Shëndëlli të Sarandës pas ekspertizës balistike.

Sipas burimeve të mësipërme, Gj.A. njihet si person problematik, por nuk ka qenë asnjëherë i skeduar. Ndërkohë që Fernando (Florin) Deda dyshohet të ketë qenë natën e krimit së bashku me 15-vjeçarin. Mësohet se ata të dy prej kohësh shoqëroheshin bashkë në fshatin në fjalë. Pavarësisht dyshimeve dhe akuzave të policisë, dy të arrestuarit kanë mohuar në mënyrë kategorike të jenë autorë të vrasjes së Aleksandër Bardhit. Paraditen e djeshme është zhvilluar ceremonia mortore e 47-vjeçarit. Në banesën e viktimës janë vënë re edhe familjarë të 15- vjeçarit Gj.A., të cilët kanë shkuar për ngushëllim. Burime konfidenciale bëjnë të ditur se edhe familjarët e minorenit nuk kanë pranuar që ai të ketë kryer krimin. Madje, pjesëtarë të familjes Arapi kanë pohuar se arma që u gjet e groposur afër banesës së tyre kishte ngelur aty që prej vitit 1997 dhe tashmë ishte ndryshkur. Do të jenë hetimet e mëtejshme që do të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë, ku mbeti i vrarë vëllai i ish-kryekomunarit të Kaçinarit të Mirditës, Petrit Bardhit.

MASAT

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Shëndëlli, policia e Sarandës ka marrë në mbrojtje familjen Deda dhe familjen Arapi. Kjo, për të shmangur hakmarrjen e mundshme nga ana e të afërmve të familjes së viktimës. Masat e policisë konsistojnë edhe në faktin se familjet mirditore që janë vendosur që në fillim të viteve ’90 në Sarandë vazhdojnë të ruajnë traditat e tyre. Blutë i tremben ndonjë gjakmarrjeje të mundshme. Mësohet se fisi i viktimës (Bardhi) dhe fisi Arapi janë dy prej fiseve më të mëdha në fshatin Shëndëlli.

BW/d.i.

 

Next Post
Rusia ndërton bazë të madhe ushtarake në kufi me Ukrainën

Rusia ndërton bazë të madhe ushtarake në kufi me Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In