• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Mat, ‘killerat’ donin të qëllonin djalin, por derën e hapi babai

by Java News
17/05/2017 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet për vrasjen e 60-vjeçarit Hajredin Lleshi në fshatin Rukaj të Matit janë përqendruar vetëm në pistën e hakmarrjes.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton që familja e viktimës të ketë probleme të tjera dhe se dyshimet bëjnë fjalë për një vrasje me pagesë. Të njëjtat burime bënë të ditur dyshimet se autorët e paguar janë nisur për të vrarë djalin e madh të familjes, 28- vjeçarin E. Lleshi, por ka qenë babai i tij, Hajredini, ai që ka hapur derën e shtëpisë i pari dhe atentatorët kanë hapur zjarr me breshëri, duke e lënë atë të vdekur në vend.

“Kemi dyshime të forta se vrasja në fshatin Rukaj është hakmarrje e pastër e të afërmeve të Agim Hoxhës, emigrantit që u vra në Angli nga nipi i viktimës së 3 netëve më parë, Hajredin Lleshi.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se vrasja është realizuar nga persona të paguar dhe se shënjestra e atentatit mund të ketë qenë djali i madh i familjes Lleshi, E. Lleshi, 28 vjeç, por ka qenë babai i tij ai që ka hapur derën e shtëpisë për t’iu përgjigjur personit që e thirri nga jashtë”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit. Të njëjtat burime thanë se kanë mbledhur informacione, të cilët janë drejt zbardhjes së ngjarjes dhe kapjes së autorëve.

“Ne kemi grumbulluar informacione tërëndësishme që do të çojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Kemi dyshime se banorë të fshatit kanë bashkëpunuar me vrasësit. Autorët, pasi kanë djegur makinën e tyre në dalje të fshatit Rukaj, kanë siguruar një makinë tjetër me të cilën janë larguar me shpejtë- si”, thanë drejtues të Policisë Dibër. Po sipas Policisë, familja Lleshi bënte shumë kujdes dhe burrat e saj nuk lëviznin natën. Dyshimet e policisë se shënjestra ka qenë djali i Hajredin Lleshit lidhen me dëshmitë e marra në fshat, ku sipas banorëve kanë pasur të dhëna dhe sinjale nga të afërmit e emigrantit të vrarë se familjen Lleshi do ta shuajnë të gjithën.

Disa vite më parë viktimës në fshatin Rukaj i vranë një tjetër vëlla. Dyshohet se vrasja e dy vëllezërve Lleshi e ka zanafillën pikërisht nga ngjarja e ndodhur në Angli. Burime pranë policisë sqarojnë se më 10 prill të vitit 2012, Arben Lleshi, në atë kohë 25 vjeç, djali i vëllait të viktimës, Hajredin Lleshi, vrau Agim Hoxhën, 29 vjeç. Lleshi u kap nga policia italiane një muaj pas vrasjes dhe u dënua nga drejtësia në Angli me burgim të përjetshëm pas ekstradimit.

Dënimi për Arben Lleshin është dhënë qershorin e vitit 2013. Viktima Agim Hoxha u gjet nga policia në makinën e tij, në ndenjësen e pasme, i vrarë. Policia angleze sqaroi se bëhej fjalë për grabitje, ku Hoxha kishte mbetur i vrarë dhe më pas makinës tip “Benz Mercedes” i është vënë flaka për të humbur gjurmët e krimit. Ngjarja është zbuluar nga kamerat e vendosura në rrugën ku ndodhi krimi i rëndë. Më 12 tetor 2013 dyshohet se të afërm të Agim Hoxhës kanë vrarë në vendin e quajtur “Pujkë” Xhavit Lleshin, vëllain tjetër të viktimës së dy netëve më parë./panorama

a.ç

Next Post
Vasili: Opozita nuk duhet kërcënuar, Basha gaboi që e refuzoi paketën “McAllister”

LSI, Vasili: Dakord me paketën 'McAllister' dhe zgjedhjet në Korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In