olicia e Kukësit ka vënë në pranga 24-vjeçarin i cili akuzohet për vrasjen e një të riu mbrëmjen e djeshme. Ismail Alidini, banues në Orgjost ka goditur me thikë bashkëfshatarin e tij, duke e lënë fillimisht të plagosur. Por 29-vjeçari Mirim Isa nuk i ka mbijetuar goditjes me thikë, duke ndërruar jetë në spitalin e Kukësit.
Shkak për ngjarjen e mbrëmshme, sipas policisë kanë qenë motivet e gjakmarrjes.
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
BW/d.i.