• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Kavajë/ Flet kushërira e Haxhollit: Marsida e kishte të dashur Dritanin, i shkonte te banesa. Trego të vërtetën

by Java News
12/10/2019 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irida Koçi, kushërira e parë e Dritan Haxhollit që mbeti i vdekur nga përplasja me armë në Kavajë dy ditë më parë, në një lidhje telefonike për Report Tv nga Italia ku jeton  ka një apel për Marsida Qatjan.

Intervista e plotë e Irida Koçit në Report Tv

Cfarë e keni Dritan Haxhollin?
Unë nuk jetoj në Shqipëri, por në Itali, por kam që dje që po ndjek lajmet dhe intervistat e vajzës që nuk e njoh dhe nuk kam asgjë kundër saj, por vura re është shumë kontradiktore.

Ju si e mësuat ngjarjen?
Më lajmëroi mamaja që jeton në Itali dhe u informova më pas përmes medias

Me kushëririn tuaj kishit kontakte?
Jo nuk kam pasur kontakte drejtpërdrejt me Dritanin prej shumë vitesh, por merrja informacione nga motra e tij dhe halla.

Po keni pasur informacione për lidhjen e tyre?
Nga informacionet që kam pasur, Marsida ishte ish-e dashura e tij.

Pra e kanë pasur një lidhje?
Po një lidhje sentimentale dhe e di informacionin nga mamja e Dritanit, që Marsida shkonte shpesh herë te shtëpia e Dritanit. Pra nuk është ashtu sikur e ka deklaruar ajo. Unë i shkrova edhe në Facebook, dhe më është përgjigjur që e kisha thjeshtë shok dhe kaq.

Prej sa kohësh ishte të lidhur dhe a vijonin të ishin bashkë?
Jo! Kohët e fundit, nuk dua të gaboj, por di që kanë pasur një histori bashkë

Me kë jetonte Dritani?
Ai jetonte me nënën e vet. Por nga ajo që unë di, ai shkonte gati cdo natë te shtëpia e këtij personi, Marsidës, kjo është e sigurt 1 milion përqind, kishin një raport sentimental bashkë dhe gjëra të tjera që nuk mund ti them në këtë momente.

Marsida përmendi një ngjarje në Greqi apo një vajzë që ka pasur probleme në Kavajë Dritani?
Jo nuk e di. Di që ka qenë dënuar në Greqi por pse nuk e di

Familjarët e Dirtanit si po e përjetojnë këtë ngjarje?
Është një ngjarje që prek këdo (qan) nuk është e drejtë të humbësh jetën në moshën 40-vjeçare, pavarësisht…

E kuptoj gjendjen tuaj emocionale, por po në lidhje me efektivin e burgjeve, ata njiheshin me Bledarin?
Jo nuk kam asnjë lloj informacioni, pasi kam vetëm informata nga familja dhe nuk kisha raport të drejtpërdrejt me Dritanin.

Cfarë mund të ketë ndodhur atë natë?
Këtë nuk e di dhe nuk mund ta imagjinoj, por mendoj se do të kenë qenë të gjithë në një status…Marsida ishte shumë kontradiktore. Marsida nëse je duke më dëgjuar trego të vërtetën, nuk duam të hakmerremi, por duam të vërtetën që të dalë. Po ta kërkoj si nënë, ti duhet të shkosh në prokurori dhe të tregosh të vërtetën. Është gjëja më e thjeshtë, pasi personi nuk mund të përgjigjet. Gjithsecili mund të japë informata edhe të rreme, pasi personi nuk jeton më.

Kjo ngjarje në Shqipëri ka marrë vëmendje të madhe, keni një apel për drejtësinë?
Unë i vetmi apel që i bëj është Marsidës, trego të vërtetën si ka rrjedhur ngjarja, e di vetëm ti, ti e di, nuk e di kë po mbron apo cfarë po mbron, dakord Marsida! Duhet të tregosh të vërtetën.

g.kosovari

Next Post
Prerja e paligjshme e pyjeve, arrestohen 5 punonjës të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Korçë

Prerja e paligjshme e pyjeve, arrestohen 5 punonjës të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In