• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Kamzë, autori ishte endacak, akti nën efektin e alkoolit

by Aalison Pearse Stevens
19/07/2016 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një konflikt i çastit mes dy personash, i cili më pas ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta ka bërë që të humbë jetën njëri prej tyre. Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në një lokal në Kamëz, ku një 34-vjeçar ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Panorama shkruan se viktima e autori nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin, por janë gjendur rastësisht në të njëjtin lokal. Ky lokal, sipas Policisë, është mbyllur rreth dy vite më parë, kur pronarja Vera H., u arrestua gjatë një hetimi për prostitucion.

Burimet thanë se personat e pranishëm kanë qenë të gjithë nën efektin e alkoolit, megjithatë kujtonin se sherri mes viktimës e autorit kishte nisur për një femër.

“Të dy i kishin kthyer disa gota. Filluan të shaheshin nga tavolina në tavolinë. Në një moment Olsi i thotë: ‘Ç’do ti këtu o gjysh?’. Këtu u acarua situata dhe ata u përleshën. Më pas ai zotëria që nuk banon këtu e goditi me thikë në bark”, kanë treguar dëshmitarët në Polici.

Shtetasi Olsi Kaptina, pasi është goditur me thikë, ka dalë vetë nga lokali, derisa është rrëzuar pasi ka ecur disa metra në drejtim të rrugës kryesore.

Në këtë moment ai i ka telefonuar një kushëririt të tij, duke i thënë se ishte plagosur. I afërmi e ka dërguar në Spitalin e Traumës, por 34-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë, duke ndërruar jetë rreth orëve të para të mëngjesit.

Xhaxhai i viktimës

Familja Kaptina kishte hapur dyert e mortit. Bujar Kaptina, xhaxhai i Olsit, tregon se nipi i tij ishte babai i tre fëmijëve të vegjël dhe se nuk kishte shoqëri të zgjeruar. Ai rrëfen për “Gazeta Shqiptare” mënyrën se si ka marrë vesh lajmin e hidhur të familjarit të tij. “Më kanë lajmëruar me telefon banorët e lagjes dhe më kanë treguar se çfarë kishte ndodhur. Jam tronditur, sepse ai nuk kishte shoqëri të zgjeruar dhe për më tepër nuk pi asnjëherë. Kam lajmëruar menjëherë policinë dhe u nisa të shkoja tek Olsi. Nipin e ka dërguar në spital një kushëriri i tij”, thotë mes lotësh Bujar Kaptina. Po ashtu, ai shprehet se nuk e di arsyen e ngjarjes tragjike, që i mori jetën nipit të tij dhe i bën thirrje policisë që ta zbardhë sa më shpejt këtë ngjarje. “Nuk e di se cili ka qenë shkaku i konfliktit që Olsi ka pasur me atë person (autorin). Besoj se ka qenë një konfliktit i çastit, pasi në dijeninë time, nipi im nuk ka pasur njohje me atë njeri. Kërkoj që ngjarja të zbardhet sa më shpejt nga policia, pasi ne nuk jemi familje që të bëjmë vetëgjyqësi. Për momentin nuk kam pyetur se deri ku kanë shkuar hetimet për shkak të tronditjes që kemi marrë, por sigurisht që do të interesohemi edhe për këtë gjë. Dhe me aq sa unë kam dijeni, personi që qëlloi për vdekje Olsin është një endacak rrugësh”, përfundon mes dhimbjesh Kaptina.

Panorama/BW/d.i.

Next Post

Fiumicino, punonjësit shtyjnë avionin me duar (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In