• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në ish- Bllok, Apeli vendosi burg pa afat për Martinajn, ja çfarë vërtetoi

by Java News
20/11/2018 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi dje që të pranojë kërkesën e Prokurorisë për të lënë në burg pa afat Ervis Martinajn, njërin prej të plagosurve në përplasjen me armë që ndodhi në “Bllok” në lokalin “Monopol”.

Kujtojmë se më herët, ndaj Ervis Martinajt ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për 30 ditë, masë e cila u apelua nga organi i akuzës. Mëngjesin e djeshëm Apeli rrëzoi vendimin e dhënë nga gjyqtari Artan Gjermeni i Shkallës së Parë, i cili rreth dy javë më parë kishte caktuar 30 ditë burg për Martinajn.

“Panorama” mëson se Apeli u bind nga Prokuroria ditën e djeshme, pasi në telefonin e sekuestruar të Martinajt janë gjetur të tjera të dhëna me rëndësi për hetimin. Burime nga grupi hetimor thonë se ekspertë në Izrael kanë dekoduar telefonin e markës iPhone X, duke nxjerrë në pah mijëra foto e video që vërtetojnë që ky telefon është i 36-vjeçarit, gjë që u vu në dyshim nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Gjithashtu, sipas akuzës, me anë të celularit të tij dhe aplikacionit “Telegram”, ai ka dërguar mesazhe ku njoftonte që të vinin disa persona “menjëherë të armatosur në lokalin e Redi Popeskut”. Kujtojmë që gjyqtari Gjermeni vendosi në dyshim se telefoni i përkiste 36- vjeçarit, duke dhënë masë të dytë vetëm 30 ditë burg ndaj biznesmenit.

36-vjeçari, sipas Prokurorisë, rezulton i përfshirë në vrasjen e Fabian Gaxhës në ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, ndërsa Prokuroria ka ngritur edhe 5 akuza të tjera për të. Kujtojmë se në lokalin “Metropol” në ishBllok, mbrëmjen e 4 tetorit u plagosën me armë zjarri Ervis Martinaj, 36 vjeç, dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha, 28 vjeç. Për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë të jenë në kërkim Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe komandoja Mevjol Bilo.

PROVAT

Kërkesa e organit të akuzës bazohet në dyshimet se Martinaj ka qëlluar me armë në vendin ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagos Eljon Hato dhe vetë ai. Sipas Prokurorisë, nga vendngjarja janë zhdukur dy pistoleta, të cilat ende nuk janë përcaktuar se kush i ka përdorur, por përdorja e tyre në ngjarje është e konfirmuar nga gëzhojat e gjetura. Brenda lokalit janë gjetur 13 gëzhoja të qëlluara nga 3 armë të ndryshme, njëra prej të cilave, “Glock” me numër serie të fshirë që është gjetur në vendin e ngjarjes. Ndërsa 2 armët e tjera me të cilat është qëlluar nuk janë gjetur dhe dyshohet se janë zhdukur nga personat e përfshirë në konflikt.

Gjithashtu në dosje thuhet se Ervis Martinaj prej vitit 2009 dhe në vijim ka blerë pasuri në vlera të konsiderueshme. Prokurorët nënvizojnë faktin se mënyra e shlyerjes është kesh, burimi i të ardhurave është i papërcaktuar dhe nuk mund të justifikohet me burimet e ligjshme që ka, pasi ai nuk ka kryer deklarim të të ardhurave individuale të realizuara mbi shumën 2.000.000 lekë. Në dosjen hetimore thuhet se Ervis Martinaj zotëron disa shoqëri tregtare, të cilat janë të gjitha pasive dhe nuk ushtrojnë aktivitet. Megjithatë, Prokuroria ka zbuluar se Ervis Martinaj ka disa kontrata noteriale për blerje automjete ose pasuri të paluajtshme.

Janë 12 kontrata noteriale që ndodhen në dosjen hetimore, përmes të cilave prokurorët mbështesin akuzën e tyre se Martinaj nuk ka pasur burime të ligjshme për këto transaksione. Prokurorët kanë hetuar edhe tri llogari bankare në tri banka të ndryshme që përdoreshin nga Ervis Martinaj, nga ku në kohë të ndryshme rezultojnë lëvizje shumash monetare në disa milionë lekë.

Nga të dhënat bankare thonë prokurorët, rezulton se ky shtetas ka transaksione bankare në vlera të konsiderueshme, të cilat nuk kanë asnjë justifikim për burimin. Në dosjen hetimore në kapitullin për hetimin pasuror, prokurorët shprehen se deri ne këtë moment procedural dyshohet se shtetasi Ervis Martinaj kryen aktivitet të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Prokuroria: Martinaj nuk shkoi rastësisht në lokal

Nga bisedat e zbuluara që Martinaj ka kryer me persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen ku u vra Fabian Gaxha, duket se Martinaj ka planifikuar çdo gjë, duke u kërkuar shokëve që të afrohen të armatosur në lokal. “Panorama” sjell të plota komunikimet e Ervis Martinajt me shokët e tij. Ai komunikon me një person që quhet “Boli” dhe i kërkon që të vijë ne lokalin e Redi Popeskut.

Gjithashtu, më pas i shkruan një personi tjetër që e ka regjistruar me ermin San numrin e tij dhe i thotë të afrohet në “Bllok” dhe të marrë edhe “ndonjë gjë me vete”. Biseda më e gjatë është ajo në rrjetin “Telegram”, ku flet me një person të regjistruar me emrin “Aldo” dhe i kërkon që të vijë bashkë me djemtë e tjerë te lokali i Redi Popeskut i armatosur. Sipas Prokurorisë, këto lëvizje të Martinajt rrëzojnë dëshminë e tij kur thoshte se te lokali i Popeskut kishte shkuar krejt rastësisht.

Next Post
Shqiptarët të parët në Europë, për nga numri i të… burgosurve

Shqiptarët të parët në Europë, për nga numri i të... burgosurve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In