• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja në Bularat, Dule kërkon ekspertizë të përbashkët me Greqinë: Ka shumë pikëpyetje

by Java News
29/10/2018 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule ka shumë pikëpyetje në lidhje me vrasjen e Kostandinos Kacifës. Në një deklaratë për gazetarët, pas vizitës në familjen e të ndjerit, Dule u shpreh se hetimi duhet të jetë transparent. Për këtë tha ai, duhet një ekspertizë e përbashkët nga Shqipëria dhe Greqia.

Dule: Dëshiroj që të theksojmë thirrjen tonë për gjakftohtësi, por të demonstrojmë  vendosmëri se kjo çështje duhet zbardhur në të gjitha detajet e saj me të gjithë transparencën e mundshme. Ka shumë pikëpyetje që e bëjnë me delikate. Si nisi konflikti dhe nga u provokua? Mbetet ende pa përgjigje. Kush ishin rrethanat dhe nga  kush u mor vendimi për të dhënë një zgjidhje fatale, ndërkohë që ekzistonin edhe alternativa të tjera që do të garantonin jetën. 

Prioritet i parë dhe i fundit në çdo operacioni policie, me përjashtim të vendit të Kim Jong Un-it është shpëtimi i jetëve të forcave të rendit dhe së dyti të atij ndaj të cilit operojnë. Gjë që mesa duket është shkelur në rastin konkret. 

Sipas Dules, policia vuri vetë në pikëpyetje operacionin e djeshëm, ndërsa për ta bërë edhe më të besueshëm zbardhjen e të vërtetës do të duhet edhe një ekspert europian.

Dule:  Policia e ka vënë vetë në pikëpyetje operacionin e saj të djeshëm. Duhet që të jemi të ndërgjegjshëm për pikëpyetjet që si në këtë rast, por edhe në rastet të tjera, çdo qyetar ka për policinë e vendit tonë. Në këto kushte është e domosdoshme që duke qenë se kemi edhe rastin e nënshtetësisë për të ndjerin, që ekspertiza mjeko-ligjore të jetë e përbashkët edhe me një ekspert nga shteti grek ku në të njëttin kohë ishte shtetas. Por në të njëjtën kohë kërkohet që këtij procesi t’i jepet besueshmëria të ketë garancinë dhe mendimin dhe vlerësimin e ekspertëve europianë.

Next Post
Lamtumira e Merkelit: Mandati i fundit si kancelare, largohem edhe nga drejtimi i CDU

Lamtumira e Merkelit: Mandati i fundit si kancelare, largohem edhe nga drejtimi i CDU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
Edhe njëherë për varkarin e Enverit

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

March 29, 2026
Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In