Avokati i njërit prej të plagosurve nga ngjarja në zonën e ish Bllokut mbrëmjen e enjte ka thënë se nuk ka prova për vendosjen e masës ‘arrest me burg’ ndaj klientit të tij.
Në një prononcim për mediat, avokati i të plagosurit Eljon Hatos ka thënë se nuk provohet akuza e ngritur nga Prokuroria për masën ‘arrest me burg’.
“Ishim në seancë gjyqësore te spitali ushtarak në Tiranë. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit me burg për Haton. Unë kërkova në seancë që gjykata të vlerësojë si të paligjshëm arresitimin në flagrancë, pasi nuk janë kushtet dhe rrethanat për të caktukar këtë masë sigurimi. Nuk ka anjë dyshim të arsyeshëm të mbështetur në prova. Ai akuzohet për një vepër penale të rëndë. Asnjëra nga pretendimet e prokurorisë për ne si mbrojtje nuk janë të bazuara në ligj. Ai është në gjendje spitalore të rëndë për jetën. Kërkova nga mjekët të shtojnë kujdesin për klientin tim. Vendimi do të jepet më vonë. Gjendja është e rëndë, ndodhet në reanimacion. Nuk është në gjendje të flasë. provat që paraqiti prokuroria për mua nuk janë të mbështetura në ligj. S’ka as shenjë gishtash, as gjurmë të qitjes. Pamje filmike nuk ka pasur. S’më duket asnjë provë bindëse për të provuar akuzat e prokurorisë. Ai është i pafajshëm në këtë situatë. ”- ka thënë avokati Zebi Qinami nga Spitali i Traumës.
Mësohet se pas pak Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos do t’u komunikohet nga spitali masa e sigurisë nga dy prokurorët e çështjes Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo.
a.ç