• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Belgjikë/ Prokuroria kërkon 16 vjet burg për Kristian Marinajn mikun e Mark Frrokut

by Java News
21/02/2017 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria ka kërkuar sot dënimin me 16 vjet burg të Kristian Morina (Marinaj), personi që akuzohet si bashkëpunëtor i Mark Frrokut, në vrasjen e Aleksandër Kurtit në 1999 në Belgjikë. Pretenca e prokurorisë është dhënë gjatë seancës së sotme. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar. I dyshuari, emri i të cilit ndodhet në listën e personave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, njihet edhe me disa emra të tjera, si Kristian Morina (Marinaj) alias Hilë Joka alias Hilë Morina.

“Masa e arrestit ndaj Bytyçit u caktua mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Ai dyshohet për akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim në dëm të Aleksandër Kurtit në 1999 në një stacion treni në Bruksel”- shkruan ‘Gazeta Shqiptare’.

KËRKIMI NGA BELGËT
Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Lartë thuhet se: Me 28.03.2015 Prokuroria e Përgjithshme, ka regjistruar procedimin penal Nr.2, datë 28.03.2015, në ngarkim të shtetasve: a) Mark Frroku, (deputet i Kuvendit); b)Arjan Bytyçi, alias Kristian Morina (Marinaj) alias Hile Joka alias Hile Morina, lindur në Pukë më datë 02.02.1977 alias Ilir Morina, i lindur në Drenicë, Kosovë, më datë 2 shkurt 1977, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Procedimi penal Nr.2, i mësipërm, është regjistruar mbi bazën e materialeve të ardhura nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me shkresën Nr.2851/1 KL Prot.BM/FKB 1433/15, datë 27.03.2015 dhe Ministria e Drejtësisë me shkresën Nr.266/2 datë 28.03.2015.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka komunikuar se, më datë 04.11.2014 Interpol Brukseli ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin Arjan Bytyçi, lindur më 02.02.1977 në Drenicë, Shqipëri, alias Hilë Joka, Hilë Morina dhe Ilir Morina, pasi nga Gjykata e Shkallës së Parë Bruksel, Belgjikë, është lëshuar urdhri i arrestit Nr.37/99 dt. 10.01.2000 ndaj këtij shtetasi, si i akuzuar për veprën penale “vrasja” e parashikuar nga nenet 66 dhe 394 të K.P.Belg, për të cilën dënimi maksimal i parashikuar është ai me burgim të përjetshëm.

Sipas Z.Q.K Interpol Tirana, më dt. 09.01.2015, Interpol Brukseli e ka hequr nga kërkimi ndërkombëtar personin nën hetim me arsyetimin se urdhri i arrestit i lëshuar ndaj tij nuk është më i vlefshëm dhe se gjeneralitetet e sakta të tij janë Kristjan Marinaj, i dtl. 18.02.1975.

Në vijim, më dt. 26.01.2015 Interpol Brukseli ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin Kristian Marinaj, i dtl. 18.02.2015, lindur në Serbi, me kombësi Serbe të konfirmuar, duke specifikuar se ky shtetas njihet ndryshe si Arjan Bytyçi, alias Hilë Joka, Hilë Morina, Ilir Morina. Ndaj këtij shtetasi është lëshuar urdhri europian i arrestit B1/070PC, dt. 12.01.2015 nga Gjykata e Apelit Bruksel, për veprën penale “vrasja dhe plagosja në rrethana rënduese”.

Sipas Z.Q.K Interpol Tirana, Arjan Bytyçi është identifikuar se ishte i njëjti person, por kishte disa emra, siç specifikohen më lart. Shkresës së Zyrës Qendrore Kombëtare të Interpol Tiranës i është bashkëlidhur dokumentacioni i mëposhtëm: Kopje e Urdhrit të Arrestit Ndërkombëtar (Diffusion) lëshuar ndaj shtetasit Kristian Marinaj nga Interpol Bruksel, më datë 26.01.2015; Kopje e rezultateve të nxjerra nga kontrolli në sistemin e­ASF2 të Interpolit lëshuar në emër të Kristjan Marinaj.

ma.me

Next Post
KRIK: Pas pretendimit se “Kryeministri i Serbisë është më i varfri në rajon”, ka vetëm propagandë

Kryeministri Vuçiç propozon: Tregti e lirë në Ballkanin Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Fati ‘përkëdhel’ Virgjëreshën e Bricjapin, Meri Shehu paralajmëron shenjën që do të tradhtohet

December 22, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dështimi i opozitës së Berishës nuk duhet përjetuar si fitore e korrupsionit

December 22, 2025
FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

December 22, 2025
A po godet vetëm majtas drejtësia e re? Minxhozi: Të akuzuarit për vrasje s’mund të hetohen pas të akuzuarve për vjedhje!

“Spakistët” e sheshit protestojnë kundër “Spakistëve” të shtetit

December 22, 2025
Protesta, Berisha nxit dhunë: Të marshojmë drejt Surrelit! Rama meriton fatin e Gaddafit! Të na bashkohet çdo parti opozitare

Protesta, Berisha nxit dhunë: Të marshojmë drejt Surrelit! Rama meriton fatin e Gaddafit! Të na bashkohet çdo parti opozitare

December 22, 2025
Aksident në rrugën Klos-Burrel, furgoni përplas për vdekje të miturin

DETAJE / Aksident me pasojë vdekjen në aksin Tepelenë–Memaliaj

December 22, 2025
Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

December 22, 2025
Mbreti i Panairit

Burrat e dheut

December 22, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Protesta, Bardhi: Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe e do ndryshimin

December 22, 2025
Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In