Një shqiptar ka humbur jetën në Londër, pasi është qëlluar me thikë nga persona ende të paidentifikuar. Viktima është Edmond Jonuzi, 35 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë Turnpike Lane, në veri të Londrës, raporton ‘DailyMail’.
Shqiptari ka humbur jetën në vendngjarje pasi është qëlluar disa herë me thike pa pasur mundësi të transportohet në spital. Dyshohet se vrasja ka ardhur pas një sherri mes dy grupeve në zonën e Ducketts Common. Për momentin nuk ka persona të arrestuar për vrasjen, ndërsa policia britanike ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /ma.me