Familja Zani në Palasë të Himarës ka hapur dyert e mortit pas krimit makabër, ku 30-vjeçari Jorgo Zani masakroi duke i prerë kokën kushëririn e tij, 12-vjeçarin Andrea Zani.
Gazetari Enrik Mehmeti ka mbërritur në fshatin Palasë aty ku mbizotëron tronditja nga një krim i padëgjuar më parë, detajet e të cilit janë të denja për filma horror.
Banorët e fshatit tregojnë se Jorgo, personi që kreu krimin e rëndë njihej edhe për veprime të tjera të dhunshme, kryesisht ndaj kafshëve.
“Rrinin bashkë me djalin në një godinë. Prindërit i ikën në Greqi ditën e hënë dhe e lanë tek gjyshja, ia bëri gjëmën…Ky Jorgo ka therur edhe kafshë të ndryshme në fshat”.
Më tej, ata kujtojnë edhe rastin e bariut, të cilin e kishte rrahur keq para një viti.News24/a.k