Policia ka ngritur pistën e dyshimit se Ajet Zeqaj, 41 vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, në zonën e ish-bllokut mund të jetë vrarë nga atentatorë me pagesë.
Nga hetimet e deritanishme, policia ka përjashtuar pjesërisht pistën e vrasjes për shkak të detyrës si ish polic të 41 vjeçarit dhe ka ngritur disa të tjera.
Menjëhere pas vrasjes policia ka nisur hetmet për të gjitha pistat e ndryshme dhe më e rëndsishmja mes tyre ka qenë motivi, që ka të bëje më prishjen e pazareve të drogës.
Sipas policisë, ka pasur informacione dhe çështje në hetim, ku dyshohej se gjatë viteve 2006-2007, pas largimit nga radhët e Policisë ai ka qenë i përfshirë me pazare drogërash kryesisht në Tepelenë.
Nuk përjashtohet mundësia që veprimtarinë e drogës ai ta ketë kryer edhe në Francë.