• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Zeqajt/ Dëshmitë e të afërmve, dyshime për vizën amerikane

by A R
24/03/2016 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës vijon hetimet për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Ajet Zeqaj, ngjarje kjo e ndodhur një javë më parë në rrugën “Nikolla Tupe”, në kryeqytet. Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se janë marrë në pyetje disa të afërm të viktimës si dhe disa miq të tij. Ndërkohë, hetuesit e kësaj çështjeje pritet të marrin në pyetje edhe motrën e 41-vjeçarit.

Burimet e sipërpërmendura sqaruan se dëshmia që vajza me iniciale L.K. pritet të japë në polici, mund të hedhë dritë mbi konfliktet që mund të ketë pasur Zeqaj. L.K. është edhe personi ku Ajet Zeqaj ka qëndruar gjatë 20 ditëve të fundit që kishte ardhur nga Franca në Shqipëri. Mësohet se në portofolin e viktimës, grupi hetimor ka gjetur në mes të pasaportës së tij dhe të sendeve të tjera personale edhe një vizë amerikane.

Është pikërisht kjo pikëpyetja që kanë ngritur tashmë hetuesit e ngjarjes, për sa i përket aplikimit të vizës që viktima kishte bërë për t’u larguar drejt SHBA-ve. Gjatë dëshmive që miqtë e viktimës kanë treguar para grupit hetimor, kanë sqaruar se Zeqaj nuk u ka treguar për konfliktet që ai mund të ketë pasur me persona të tjerë. 41-vjeçari nga Tepelena u ekzekutua me 2 plumba në kokë, vetëm 5 metra pasi doli nga ambientet e një loto-sporti. Autori, i veshur me të zeza, me doreza në duar dhe me një kapele në kokë, e kreu vrasjen me armë me silenciator.

Pas krimit, ai u largua nga vendi i ngjarjes nëpërmjet tunelit të një pallati, duke hedhur disa metra larg trupit të viktimës edhe armën e krimit. Në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi pistoletën tip “Bereta”, me 6 fishekë me silenciator. Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë, për prishjen e hesapeve të drogës, gjatë kohës që Zeqaj ka jetuar në Tepelenë. Por, nuk përjashtohet edhe mundësia që 41-vjeçari të jetë ekzekutuar për shkak të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur në Francë, apo edhe për çështje hakmarrjeje, pasi në shkurt 2013, blutë e kryeqytetit arrestuan tre persona me 100 kg ha-shash, ku mes tyre ishte edhe Fatmir Zeqaj, vëllai i viktimës./BW

Next Post

Anonymous: S’do të ndalim luftën ndaj terroristëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In