• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Xhuvanit/ Dëshmitë tronditëse të banorëve: Na terrorizoi! Vrasësi desh na vrau fëmijët, qëlloi mbi 15 herë nga të gjitha anët

by
22/04/2021 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e lagjes ‘5 Maji’ që kanë parë dje tmerr me sy kur Struktura paramilitare e PD shkoi dhe vrau Pjerin Xhuvanin, kanë folur sot për Top Channel mbi ngjarjen e rëndë dhe tmerrin e përjetuar.

Ata shprehen se ju janë rrezikuar fëmijët, pasi Arbër Paplekaj pasi ka qëlluar Xhuvanin, ka qëlluar edhe mbi 15 herë të tjera nga të gjitha drejtimet duke rrezikuar edhe jetën e banorëve, por edhe policisë. Sipas qytetarëve, Paplekaj ka qëlluar edhe mbi policinë e shtetit dhe në të gjithë drejtimet e lagjes dhe pastaj është larguar me vrap.

Qytetarët tregojnë tmerrin e përjetuar në ato minuta dhe theksojnë se i ndjeri Xhuvani nuk kishte armë. Nga ana tjetër, ata theksojnë se Struktura e PD-së gjatë gjithë kohës ka terrorizuar zonën  ku mbi 10 persona ishin angazhuar duke ndaluar makinat e qytetarëve dhe duke i kontrolluar ato.

Gjithashtu një tjetër qytetar shprehet se aty janë të gjithë autoktonë që janë lindur e rritur bashkë dhe se vota që ata pretendojnë ta mbrojnë nuk mbrohet me plumba, pasi në lagje janë të gjithë shokë e miq.

DESHMITE E QYTETAREVE TE LAGJES ‘5 MAJI’ ne ELBASAN:

Andi Bora: Ndodhem ne lagjen 5 maji, aty ku ndodhi ngjarja e djeshme dhe këtu pas meje do shikoni këta persona që janë te gjithë dëshmitare te te gjithë ngjarjes që ndodhi ditën e djeshme. Fillimisht do doja ta nisja me Musain i cili ka qënë më pranë dhe që momentet e para që ka ndodhur kjo vrasje, dhe plagosjet. Z. Musai na tregoni si ndodhi. ‘Ishte Mehmet Greco, e kapi atë këtu te lulishtja, e morën dhe e futen atje matanë, 6-7 veta. I vajta atje i thashë ‘çfarë keni me të se ka thyer nofullën. Hic, thonë. Ishin 7-8 persona. Moren Metin, nxorën telefonat. Jo s’kam gje tha. Po pse i ke heq targat, kam punët e mia tha. Pastaj pamë një burrë që erdhi këtu. Pastaj ai nxori pistoletën e vrau. Ai ra. Një tjetër u shtri këtu dhe kur mbaruan shkrepjet ai u çua dhe iku me vrap andej. Ne ikëm pastaj. Kërciti shume arma.

Dëshmitar 1: Ishin nga ata që kapi Meti, që i mbante atje, Ai ka gjuajtur nga 4-5 metra larg, ai ka gjuajtur mbi 15 here. Ja futi edhe policisë dhe te gjithëve përballe. Iku andej, nxori karikator tjetër dhe ja futi me vrap andej. Nxori karikatorin dhe qëlloi komplet territorin. Ne u futem andej, njerëzit ishin duke bërtitur. Nuk merrej vesh se çfarë po behej! Vetëm kur pame atë zotërinë shtrire aty. I shtrirë ishte dhe nje tjetër i plagosur. Ai që erdhi me Pjerinin. Qëlloi njeri tjetër? Asnje tjetër ska pasur. Klement Xheferi ka dy vjet që nuk është këtu ne lagjen tone më. Kush e ka pare? le te thotë njeri që e ka parë. Ai ka dy vjet që nuk eshte dukur fare këtu.

Gazetari: Pjerini ka patur arme?

Deshmitari 2: Asnjë, s’ka patur arme. Ai u shkëput nga policia ja futi mbi 15 here. Ai po i bërtiste te gjithëve por kishte arme çfarë ti bënim ne. me logjik nuk i afrohesh dot tjetrit. Edhe erdhi Pjerini për te ndihmuar njerëzit dhe ai i gjuajti direkt. kaq. U tremb se u mblodhën shume ne pastaj. Qëlloi përsëri drejt viktimës? Po po gjuajti. Edhe kur ishte ne toke. Ai i gjuajti te gjithëve jo vetem viktimës. Duke ikur, duke gjuajtur! I kemi thënë dhe ne fillim; kush jeni? jemi te PD.

Gazetari: Pjerini si u mbrojt? Kishte arme, qëlloi?

Deshmitari 3: Jo, asgjë gje s’kishte. Ai erdhi atje per te heq Metin nga dora. Ai u tremb dhe filloi te shtinte. Ne kemi pare tmerr. Ai ka gjuajtur 15-16 here.

Gazetari: Ka ndonjëri nga ju filmime ne celular?

Deshmitari4: Jo, nuk kishim kohe te bënim filmime. Ai cilin te kapte i merrte telefonin nga dora. Ata ishin 8-9 persona mbase me shume.

Gazetari: I keni pare here tjetër ata persona?

Deshmitari 5: Asnjëherë. Dje kanë filluar ata të shfaqen këtu. Tre fugona hynin e dilnin neper lagje.

Gazetari: Çfarë veprimesh bënin?

Deshmitari: Ne na thane që atje ndalonin dhe makina dhe i kontrollonin. këtu nuk ndalonin, tek krahu tjetër atje terrorizuan njerëzit, i kane nxjerre nga makina i kane kontrolluar.

Gazetari: Ju kane nxjerr arme kur bënin këto kontrolle? Kane nxjerre nga makina. Kontrolle por arme skemi pare.

Deshmitari: ‘Ne jemi te PD për të mbrojtur votën’ kaq. që te mbrosh votën me plumb…. kështu ishte puna.

Gazetari: Mbasi u vra Xhuvani u larguan?

Deshmitari: U larguan ikën me vrap.

Gazeteari: Po pjesëtarët që shoqëronin Pepkolajn?

Deshmitari: Iken te gjithë u larguan. Kush kishte mendjen më. Nuk mbrohet vota me arme. Si mbroke votën ti me arme? / b.h

Next Post
“Kujdes nga grindjet në familje” parashikimi ditor i Horoskopit, ja cila shenjë s’do i ketë punët mirë

Cila është shenja me fat e Horoskopit për ditën e nesërme, 23 Prill 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

March 12, 2026
“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

March 12, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Epokat që nuk mbarojnë

March 12, 2026
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

March 12, 2026
“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In