Policia ka arrestuar një 39-vjeçar në lidhje me vrasjen e Valter Fierzës një vit më parë në fshation Hot i ri në Shkodër.
Në pranga ra 39-vjeçari Enton Dushaj ndaj të cilit ka masë sigurie arrest në burg për veprat penale përkrahje e autorit të krimit, moskallëzim krimi dhe prodhim e shitje e narkotikëve.
33-vjeçari Valter Fierza u vra pas një debati afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga.
Ishin familjarët e viktimës, ata të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij. Pas vrasjes autori i dyshuar u largua në drejtim të paditur.
/a.r