• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Vajdin Lamajt/ “Gjurmë” në Malin e Zi, GJKKO kërkon të pyesë personin që përgatiti bombën ndaj biznesmenit

by Java News
29/05/2023 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmia e Luftar Reçit për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamajt ka shërbyer që Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të kërkojë ndihmë nga Mali i Zi. Përmes një letërporosie është kërkuar marrja në pyetje e shtetasit malazez Joshko Çervenkovski, i cili sipas Reçit ka përgatitur bombën me të cilën u vra biznesmeni në vitin 2005.

Vendimi është bërë me dije në seancën e sotme, ku po ashtu para togave të zeza u paraqitën 5 dëshmitarë, për të folur mbi atentatin që iu bë Klodian Saliut, ngjarje e ndodhur vetëm një ditë para vrasjes së Lamajt, sipas Ora News. Edhe për këtë ngjarje akuzohet po ashtu banda e Durrësit. Mes personave që të pranishëm në Gjykatë, ishte dhe nëna e Osman Trumës, personit që udhëtonte në makinë me Klodian Saliun në momentin kur iu bë atentat.

“Në 2005, djali im kishte ardhur për pak ditë pushime në Shqipëri. Me Klodian Saliun ishin shokë fëmijërie të një lagjeje. Kam folur me të çdo ditë në telefon, dhe gjithçka shkonte mirë. Por një ditë mësojmë se kishte mbetur i plagosur gjatë një atentati në autostradën Durrës-Tiranë. Me ç’më ka rrëfyer djali që dole dhe e prita në aeroportin e Romës, nuk I ka njohur autorët. Fillimisht janë qëlluar nga mbrapa dhe më pas anash. Një çift në moshë kanë ndaluar dhe iu kanë dhënë ndihmën e parë, më pas ka mbërritur ambulance,”-tha në fjalën e saj nëna e Osman Trumës.

E po ashtu, pjesë e dëshmisë u bë edhe motra e Lulzim Berishës e tregoi mbi aktivitetin e vëllait të saj dhe rrethanave të ditës kur ndodhi ngjarja. Edhe një herë ajo është shprehur se i vëllai në dy datat kur kanë ndodhur ngjarjet ishte në Turqi për kurim së bashku me një shokun e tij e se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjet e ndodhur që tronditën vendin në vitin 2005.

Më 8 dhjetor 2020, Prokuroria e Posaçme SPAK përmes operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, arrestoi Indrit Taullaun, Indrit Rusin, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçin. Ndërsa shpalli në kërkim Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishën, si autorët e dyshuar të vrasjes së Klodian Saliut. Por të dy janë ende në kërkim. Dervishaj ndodhet në Dubai, vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi./m.j

Next Post
Misteri i vdekjes së Sibora Geganit, rrëfehet autori: E kam vrarë 9 vite më parë, trupin e shpërbëra me acid, e kam murosur

“Nëse ndahem do duhet të zhdukem”/ Çfarë i tha nënës së saj Sibora. 22-vjeçarja dyshohet se u vra dhe u muros nga i dashuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In