Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën prej 30 mijë eurosh për informatorët që kanë dijeni në lidhje me ngjarjen makabre të mbrëmshme në Prekal të Dukagjinit.
Nga ana tjetër, policia garanton anonimatin e plotë si dhe mbrojtjen e informatorit. Ngjarja e mbrëmshe që i mori jetën dy turistëve, ka tronditur opinionin publik në vend dhe më gjerë.
Për momentin mendohet se autor ka qenë vetëm një person, i cili ka udhëtuar sëbashku me çekët dhe i ka qëlluar ata pas koke nga sedilja e pasme. Më pas, persona të tjerë nga jasht i kanë qëlluar automjetit. Fillimisht është vrare djali dhe më pas vajza.
Ndërkohë, hetimet po drejtohen nga Besnik Cani. Për çdo informacion policia vë në dispozicion numrin e telefonit 0694103984.