• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e tre shqiptarëve, dëshmitarët rrëfejnë masakrën në Athinë: Adil Tefi ishte si i tërbuar, qëllonte pa pushim

by A R
04/07/2022 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja me armë zjarri që tronditi kryeqytetin grek të shtunën në mbrëmje dhe që përfundoi me tre shtetas shqiptarë të vrarë dhe dy policë të plagosur.

Një dëshmitar, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes ka përshkruar me detaje masakrën e ndodhur në qendër të Athinës, ku 48 vjeçari i njohur me emrin Andon Tefi, i njohur edhe me emrin Adil Tefi, qëlloi dhe vrau dy nga anëtarët e një grupi tjetër rival në tregun e narkotikëve, para se të qëllohej për vdekje nga policia greke.

“Ai ishte i tërbuar, gjuante pa pushim dhe në të gjitha drejtimet”, shprehet dëshmitari për agresorin. Sipas tij, teksa autori ndodhej në një makinë tip Mercedez Benz, u shfaqën dy automjete të tjera dhe një motor. Njëri prej tyre iu afrua dritares së 48-vjeçarit dhe e goditi me grusht.

Në këtë moment Tefi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të personit që drejtonte motorin dhe më pas ka qëlluar edhe në drejtim të njërës prej makinave të tjera duke vrarë një prej pasagjerëve.

Dëshmitari okular flet për tërbimin e Tefit, i cili shprehet se “derisa ka hipur në makinën tjetër që e ka marrë në rrugë nën kërcënimin e armës ka vazhduar të gjuajë në të gjitha drejtimet, pa llogaritur asgjë”.

Pas aktit ai ka tentuar të largohet nga vendngjarja, duke marrë nën kërcënimin e armës një makine tip “Toyota” nga një qytetar grek.

Mediat greke shkruajnë se Tefa ka grabitur me armë një pikë karburanti dhe më pas një kafene. Policia i ka bërë thirrje të dorëzohet, por ai ka qëlluar drejt tyre duke plagosur 2 prej tyre. Oficerët e policisë i janë kundërpërgjigjur zjarrit duke e qëlluar 48-vjeçarin për vdekje.

Hetuesit e policisë greke janë të bindur që ngjarja ka të bëjë me larje hesapesh mes bandave të drogës, kjo pasi 48-vjeçari Tefi ishte një emër i njohur për autoritete dhe i skeduar më parë për drogë, ndërsa ishte pjesë e organizatave kriminale.

Për policinë greke, ai konsiderohej si një nga kriminelët më të ashpër në Athinë, pasi ishte i pamëshirshëm dhe lëvizte gjithmonë i armatosur. Kjo u pa qartë edhe nga mënyra se si ai qëlloi fillimisht 23-vjeçarin që lëvizte me motor gjatë sherrit dhe ekzekutoi tepër ftohtë 46-vjeçarin Armando Lamajn.

Next Post
Ikën Ilir Meta, vjen Bajram Begaj: Ja kur betohet në Kuvend presidenti i ri

Ikën Ilir Meta, vjen Bajram Begaj: Ja kur betohet në Kuvend presidenti i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

“Angazhim maksimal për legalizimet”/ Rama: Mbështetje për pushtetin vendor, një flotë e re automjetesh për pastrimin

April 3, 2026
Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

April 3, 2026
“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

April 3, 2026
Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

April 3, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In