• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e të riut, PD e ngatërron me 21 Janarin: U tentua të manipulohej ngjarja

by A R
08/12/2020 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa Ministra e Brendshme ka sqaruar ngjarjen dhe ka prangosur policin si fajtor për vrasjen e Klodian Rashës, vjen edhe një reagim nga Partia Demokratike.

Enkelejd Alibeja shprehet se qeveria po tenton ta manipulojë ngjarjen. Me sa duket ka parasysh vrasjet e 21 janarit kur qeveria e tij deklaronte se 4 qytetarët u vranë me thika me helm dhe çadra pistoletë. Dhe jo vetëm kaq, po detyruan edhe mjekët e Spitalit Ushtarak të gënjenin.

Ndërsa sot, Partia Demokratike e quan një ngjarje që e kthen vendin 30 vite më pas, vrasjen e të riut nga policia. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Enkeljed Alibeaj u shpreh se dhe 30 vite më parë “të rinjtë u ngritën kundër një regjimi që i mbante të izoluar dhe të nënshtruar përmes represionit, dhunës, torturave, frikës, përmdjekjes, burgimit dhe vrasjeve pa gjyq”.

Ai shprehet se sot me Edi Ramën asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitetin e regjimit policor të drejtimit të shtetit.

“Në Ditën e Rinisë, një 25-vjeçar u ekzekutua me plumb në kokë nga regjimi, sepse nuk respektoi orën policore të karantinës. Një i ri që vrapon për t’i shpëtuar gjobës apo sjelljes brutale, që e kemi parë të gjithë në rastin e 15-vjeçarit gjatë karantinës së parë, nuk përbën asnjë rrezik për policinë”, shtoi ai.

Më tej ish-deputeti demorakt akuzon policinë se kanë tentuar të manipulojnë ngjarjen.

“Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën, janë njoftimet zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat krijojnë bindjen e tentativës për manipulimin dhe fshehjen e së vërtetës, me justifikime të denja për një bandë. Asnjë skenar i sigurimit të shtetit nuk mund të justifikojë ekzekutimin e të riut”, thekson Alibeaj.

Në fund ai i bën thirrje Prokurorisë të hetojë rastin dhe shton se kjo ngjarje duket të bëhet shembull dhe të vendoset drejtësia pa vonesë.

“Prokuroria duhet të kishte marrë menjëherë masat për ndalimin e manipulimit të ngjarjes, zbardhjen e të vërtetës sa me shpejt dhe informimin e publikut për ketë ngjarje që ka shokuar të gjithë shoqëinë.

Për këtë akt kriminal të pashembullt duhet drejtësi pa vonesë! Arrestimet sa për sy e faqe, për të mashtruar publikun e revoltuar, shërbejnë vetëm që regjimi i Edi Ramës të blejë kohë”, shprehet ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mengjesit dhe tashmë në pranga ka përfunduar efektivi që qëlloi për vdekje të riun në një rrugicë në Tiranë. Në një reagim për mediat Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave kanë sqatruar se efektivi e ka përdorur armën e zjarrit në kundërshtim me ligjin.

/a.r

Next Post
Vaksina kundër Covid-19, BE i kërkon Moskës informacion mbi “Sputnik V”

Vaksina kundër Covid-19, BE i kërkon Moskës informacion mbi "Sputnik V"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In