• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e të riut nga Mirdita në Belgjikë, dëshmitarja: Nikon e shikoja si djalin tim

by Java News
07/09/2017 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreshnik Gjini 31 vjeç u ekzekutua mesnatën e së martës dhe të mërkurës në komunën Forest të Belgjikës. Ai u qëllua me dy plumba nga dy persona të maskuar dhe të panjohur. E gjithë ngjarja ndodhi para syve të koleges së tij të punës, Liliane.

Kreshnik Gjini punonte kamarier në një lokal në Saint-Denis. Mbrëmjen e së martës, ai mbylli llogaritë e xhiros ditore, kyçi biznesin dhe u largua me kolegen e tij. Këtë të fundit do ta shoqëronte me makinë në shtëpi, pasi nuk kishte mundur të arrinte tramvajin e fundit mbrëmjen e së martës. Të dy shkuan drejt parkingut ku shqiptari kishte makinën. Sapo 31-vjeçari u fut në automjet, aty u shfaqën dy persona të maskuar. Ata e qëlluan me dy plumba duke e lënë të vdekur në vend. Kolegia e tij Liliane që pa të gjithë skenën e krimit, nuk pësoi asnjë lëndim. Ajo ka dhënë dëshminë e saj para hetuesve belgë.

“Në punë ai ishte një djalë simpatik dhe gjithmonë ishte korrekt. Por, natyrisht nuk e di se çfarë ka ndodhur në jetën e tij private. Unë e di se familja e tij është në Shqipëri dhe ai aty e kishte zemrën gjithmonë dhe donte të kthehej. Dyshoj se ngjarja ka lidhje me ndonjë mosmarrëveshje. Nikon e shikoja si djalin tim”, ka thënë kolegia e tij Liliane.

31-vjeçari, i cili në Belgjikë përdorte emrin Niko K., mbrëmjen e së dielës ka qenë në një festë me kolegen e tij në një lokal në Faubourg në Saint-Denijsplein. Aty ai pati edhe kërcimin e tij të fundit, shkruajnë mediat belge që po mundohen të hedhin dritë mbi vrasjen e shqiptarit.

“Ne po kërcenim dhe Niko më tha se do të ishte mirë sikur ai të arrinte të kuptonte se çfarë donte. Ndoshta ndiente diçka”,thotë Liliane duke aluduar se ndoshta Kreshnik Gjini e kishte kuptuar se fundi i tij ishte i afërt. Për kolegen dhe eprorin në punë të 31-vjeçarit, ka vetëm pikëpyetje në lidhje me vrasjen e tij. Sipas tyre, ai ishte shumë i sjellshëm në punë dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme.

Hetuesit belgë dyshojnë se vrasja e Kreshnik Gjinit mund të jetë hakmarrje nga shqiptarë të tjerë. Ata thonë se dy vrasësit u larguan drejt një zone të pyllëzuar pas krimit, duke ju referuar dëshmisë së koleges së viktimës. Deri tani, nuk ka ende asnjë gjurmë të autorëve

 

Next Post
Pasuria marramendëse e politikanëve kosovarë, i kalon 300 milionë euro

Sërish ngërç? Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, mungojnë deputetët e PAN

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

March 14, 2026
Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

March 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Inteligjenca Artificiale në luftë

March 14, 2026
Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

March 14, 2026
Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In