Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me krimin e rëndë në Shkodër, ku një i mitur, 15 vjeç u vra me thikë nga një bashkëmoshatar. Gazetari Igli Çelmeta referuar burimeve policore, raporton se autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.
Ndërkohë janë marrë në pyetje dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.
Autori është identifikuar dhe policia po kontrollon banesën e tij dhe zonën përreth me qëllim gjetjen dhe kapjen e tij.
Viktima është identifikuar si 15-vjeçari E.Gjoni, i cili nderroi jete ne spital si pasoje e plageve te marra.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.