• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e studentes greke, zbulohen detaje të rënda nga Facebook-u

by A R
11/07/2019 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë në skenë nga vrasja e studentes në Greqi, Helen Topaloudu . Sipas mediave greke pas vëzhgimit të celularit dhe të laptopit të grekut dhe të shqiptarit që u përfshinë në vrasjen e Heleni Tapaloundu janë zbuluar edhe detajet e reja.

Hetuesit kanë zbuluar se greku 21-vjeçar vetëm pak orë pas vrasjes së studentes ka tentuar që të flasë në ‘Facebook’ me një vajzë tjetër me inicialet A.CH, madje edhe e ka ngacmuar. Greku kishte tentuar disa herë që ta merrte në telefon vajzën në fjalë dhe i dërgonte mesazhe duke u kthyer në një problem për të.

Po jo vetëm kaq, pasi greku 21-vjeçar më pas u është kthyer edhe 4 vajzave të tjera duke i ngacmuar në Facebook. Po në atë natë kur u vra studentja greke, në historinë e internetit, trupa hetimore i ka gjetur atij filma pornografik. Po kështu një tjetër fakt tronditës është se shqiptari ishte bërë ‘shok’ në Facebook me studenten grek vetëm një ditë para vrasjes së saj, më 26 nëntor 2018.

Pas vrasjes së grekes, dy djemtë e kanë parë profilin e saj sërish së paku 2 herë. Në llogarinë e grekut dikush ka hyrë për së paku 13 herë, ndërsa në komunikimet e tij, ai fliste edhe pas krimit sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke biseduar me një mik për faktin se kur do të shkojë në palestër. Kjo ndodhte në kohën që në media kishte dalë lajmi se një studente ishte përdhunuar dhe vrarë.

Babai i grekut ka konfirmuar për autoritetet greke se djali i tij dhe shqiptari janë takuar edhe pas vrasjes së Helenes. Babai tha se shqiptari kishte shkuar në banesën e tij. I ati i shtetasit grek tregon se shqiptari kishte shkuar në shtëpinë e grekut dhe se djali i tij ishte influencuar për keq nga ana e shqiptarit. Dyshohet se të pandehurit për vrasje e përdhunim janë kthyer në vendin e krimit dhe kanë dashur të fshijnë provat.

Kujtojmë se të dy të rinjtë që pas vrasjes së studentes greke janë në burg dhe ende po hetohet për dënimin e tyre.

Next Post
Çlirim Gjata jep mesazhin e Bashës për Ramën: “Kam ardhur të përplasem me ty tek për tek”

Takim Rama-Basha/ Milo: Nëse ndodh, fatkeqësi për vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In